20 orë nuk kishte asnjë lajm për djalin e tij Sedat Rexhepin, i cili ishte njëri ndër udhëtarët e autobusit i cili u rrokullis mbrëmë.
Prindi i tronditur tregoi se djalin e ka gjet sot në mesditë, në spitalin “8 Shtatori”.
Arsyeja pse nuk ka mundur ta gjejë djalin ka qenë se atë në spital e kanë regjistruar me emër tjetër.
Sedat Rexhepi ka qenë mbrëmë duke udhëtuar nga Shkupi për në Gostivar, duke u kthyer nga puna.
Prindi i Sedatit kërkon ndihmë, nuk e di ku e kam të birin
Më shumë se 15 orë prindi i Sedat Rexhepit po priste lajme për djalin e tij i cili fatkeqësisht ishte njëri nga shumë udhëtarët në autobusin i cili mbrëmë u rrokullis në magjistralen, Shkup-Tetovë.
Ai thotë se i ka vizituar të gjitha spitalet por është e pa mundur të gjejë të birin e vet dhe kërkon ndihmë dhe për ndonjë informacion eventual.
Prindi thotë se emri i Sedatit nuk ishte në listën e të vdekurve dhe kjo pak i ka qetësuar.