Të paktën dy pasagjerëve besohet se i është dhënë një mundësi e dytë për të jetuar, pak pasi humbën fluturimin fatal të ‘Ethiopian Airlines’, ku të gjithë pasagjerët përfshirë dhe ekuipazhin humbën jetën menjëherë pas rrëzimit.
Vetëm dy minuta mund të ndryshojnë fatin e dikujt, dhe këtë gjë e zbuloi fare mirë Antonis Mavropoulos, i cili humbi fluturimin fatal vetëm se mbërriti vonë në aeroport.
“Isha i nevrikosur që nuk më lanë të futesha brenda në avion”, tha ai për televizionin grek, ALPHA TV, duke kujtuar sesi zemërimi i tij u shua, pasi zbuloi se Boeing 737 MAX ishte përplasur, pak minuta pas fluturimit.
Pas lajmit shokues, greku arriti në përfundimin që ajo ditë, ishte dita e tij më me fat.
“Jam mirënjohës që jetoj dhe që kam shumë miq që më bëjnë të ndjej dashurinë e tyre”, ishin fjalët që ai ndau në ‘Facebook’.
Por, Mavropoulos nuk ishte i vetmi pasagjer që kishte të dielën, ditën me fat.
Passenger Ahmed Khalid (L) who missed his Ethiopian Airlines Flight ET 302 while connecting from Dubai is received by his father Khalid Bzambur (R) at Jomo Kenyatta International Airport (JKIA) in Nairobi, Kenya. #EthiopianAirlineshttps://t.co/SV4OOrI1bn pic.twitter.com/4U0wKxCnpI pic.twitter.com/tsIEohYGF5
— Abdulaziz Haji (@abdulazizhaji09) March 10, 2019
Ahmed Khalid gjithashtu humbi fluturimin drejt Nairobit.