Ballina Aktualitet Shqipëri Gazetarja e kronikës nxjerr pamjet: Ja si më përgjoi policia me “Babalen”...

Gazetarja e kronikës nxjerr pamjet: Ja si më përgjoi policia me “Babalen” (VIDEO)

Gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha, e cila intervistoi Albert Veliun, ose të ashtuquajturin “Babale”, ka publikuar një video në Facebook ku tregon se gjatë kohës që përpiqej për ta bindur këtë të fundit, ajo është përgjuar nga policia.

Hoxha shkruan edhe një pjesë të fjalëve të cilat dëgjohen në videon me të cilën provohet se biseda mes saj dhe Babales është tentuar të përgjohet.

“E kam ditur dhe e kam thënë gjithmonë që çunat e vëzhgimit, infiltrimit, agjentët civilë e ku e di unë kanë nevojë urgjente për trajnim. Këtu jam unë me Babalen duke e bindur për intervistë, por që isha shumë e qarte se unë dhe ai nuk ishim vetëm…”, shkruan gazetarja e TCH.

https://youtu.be/r8KbbdgUI7I

Në fund me ironi ajo shkruan disa këshilla, që agjentët “007” të policisë duhet të ndjekin:

Çuna atë çantën krahë qafe hiqeni se zbuloheni që përtej që jeni policë;
Mjaft duke ngrënë fara;
Mos qëndroni grumbull;
Mos bëni sikur po dëgjoni një barsaletë dhe sytë i keni gjetkë;
Përqafime.