Ballina Aktualitet Shqipëri “Ja pse u fsheh Rama 4 ditë në Paris dhe Berlin, kë...

“Ja pse u fsheh Rama 4 ditë në Paris dhe Berlin, kë takoi?”

Sekretari përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka sulmuar kryeministrin Rama, ndërsa shkruan se halli i tij nuk është hapja e negociatave, por ruajtja e karriges me çdo kusht.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se ishte pikërisht ky hall që e detyroi të fshihej 4 ditë më radhë, pa e ditur askush çfarë bëri Kryeministri i vendit në Paris dhe Berlin.

Postimi i plotë i Bardhit

Halli i Edi Ramës nuk janë negociatat. Për hapjen e tyre i gënjeu njëherë shqiptarët vjet, po kërkon t’i gënjejë sërish këtë vit, duke mbuluar me mashtrime dështimin e tij më të madh këto 6 vite. Halli i vetëm i Edi Ramës është ruajtja me çdo çmim e karriges së kryeministrit, të cilën ia ka blerë krimi i organizuar.

Është ky hall që e detyroi të fshihej 4 ditë më radhë, pa e ditur askush çfarë bëri Kryeministri i vendit në Paris dhe Berlin, me kë dhe përse u takua fshehurazi. Dosja 339, dosja 184 dhe ndonjë dosje tjetër janë halli më i madh i Edi Ramës.

Ato i faktojnë para botës se ai vuan nga sëmundja e diktatorëve – mbajtjen e pushtetit me çdo çmim, duke bërë pakt me krimin dhe duke blerë vota me paratë nga trafiku ndërkombëtar i drogës. I sëmuri i Ballkanit është halli më i madh që kanë shqiptarët.

Është ky hall që mban dyert e Europës mbyllur, që i varfëron çdo ditë shqiptarët për të pasuruar veten dhe një grusht oligarkësh. Këto 6 vjet na kanë treguar se pa zgjidhur këtë hall, për shqiptarët nuk do të ketë Europë, nuk do të ketë mirëqenie.

Artikulli paraprakGjermani: 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër
Artikulli tjetërGazetarja e kronikës nxjerr pamjet: Ja si më përgjoi policia me “Babalen” (VIDEO)