Epopoeja e UÇK-së po përmbyllet me një koncert në Skenderaj
Hoxha, Xhevat Kryeziu ka bërë homazhe sot tek varri i komandanti, Adem Jashari dhe familjarëve të tjerë. Kryeziu për RTV 21 ka thënë se Prekazi për shqiptarët është sikurse Qabja për myslimanët.
“Kemi ardhur për të nderuar dhe respektuar veprën sublime te familjes Jashari, është vepër madhore.
Është vend i shenjte këtu dhe mendoj se çdo shqiptar e ka për obligim te vijë të vizitojë këtë vend, sikurse myslimanët që shkojnë në Qabe edhe këtu shqiptarët e kanë obligim moral, kombëtar e njerëzor që njëherë në vit të vizitojnë familjen Jashari.”, ka thënë Hoxha Kryeziu për emisionin “Bon Bon” në RTV 21.
Mainfestimet në Prekaz kanë vazhduar me ndezjen e flakadanëve të lirisë, ndërsa shënimi i Epopesë së UÇK- së do të përmbyllet me një koncert sot në Skenderaj./ 21Media