Ka qenë i pari ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu që i ka thënë Ngjelës se nuk ka fituar asnjë gjyq edhe pse është avokat.
Avokati Spartak Ngjela, dhe ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, janë përplasur sot live në emisionin “Open” të Eni Vasilit, teksa flisnin për aktualitetin politik.
Ata kanë shkëmbyer dhe fyerje personale. Ka qenë i pari ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu që i ka thënë Ngjelës se nuk ka fituar asnjë gjyq edhe pse është avokat.
Më tej Spahiu u shpreh kundër avokatit dhe i tha se ai “nuk di çfarë është dhembja e fëmijës pasi është beqar”.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Spartak Ngjelës duke i thënë: “Çuni, ça flet, të ka thënë Meta, ç’punë ke me jetën time private. Kujdes kur flet me mua se ke edhe fëmijë kopil”.