Ballina Bota Video/ Stuhia e rrallë godet qytetin gjerman

Video/ Stuhia e rrallë godet qytetin gjerman

Një tornado e rrallë është filmuar nga banorët vendas një qytet të vogël në Gjermani, e cila solli vetëm shkatërrim përgjatë rrugës.

Rreth 35 shtëpi u dëmtuan dhe pesë persona u plagosën në qytetin Roetgen, në Gjermaninë perëndimore, kur një minitornado ‘e dhunshme’ lëvizi përmes qytetit, sipas zjarrëfikësve.


Disa makina u dëmtuan, gjithashtu nga pemët në rënie u dëmtuan edhe dritat e rrugëve.
Videot e kapura nga banorët vendas tregojnë erën lëvizëse, e cila më vonë u konfirmua si një tornado nga ekspertët e motit, duke lëvizur nëpër qytet.