Ballina Bota Erdogani nuk e dorëzon “kollaj” Stambollin, rinumërohen votat në shumë zona

Erdogani nuk e dorëzon “kollaj” Stambollin, rinumërohen votat në shumë zona

Presidenti Erdogan duket se nuk po e përtyp dot humbjen e Stambollit në zgjedhjet lokale. Me kërkesë të qeverisë, Komiteti i Lartë Elektoral në Turqi do të rinumërojë votat në zgjedhjet lokale në 39 zona të Stambollit. Kjo pasi qeveria turke dyshon në parregullsi gjatë procesit në numërimit.

Fillimisht votat nisën të rinumëroheshin në shtatë zona të mëdha, ato të Sile, Bayrampasa, Atasehir, Umraniye, Beykoz, Fatih dhe Gaziosmanpasa. Kandidati i opozitës është renditur i pari në Stamboll me 25,000 vota më shumë se sa Binali Yildirim i AKP-së, i cili ka mbajtur më herët edhe postin e Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamentit. Shumë analistë i druhen një taktike të Erdoganit, për të përmbysur rezultatin e Stambollit.

“Dikush po përhap historinë e “fillimit të fundit” të Erdoganit. Nuk zënë mend! AKP ka fituar 44,3% në këto zgjedhje dhe së bashku me nacionalistët në koalicion 51,6%. Erdogani ka një mandat deri në vitin 2023 dhe deri atëherë, nuk do të ketë zgjedhje. Mjaft bëtë këto analiza”, ka shkruar Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit turk Erdogan.

Në këto zgjedhje, partia AKP humbi kontrollin e Ankarasë pas 25 vitesh, ndërsa po tenton të shmangë edhe humbjen në Stamboll./Opinion.al