Ballina Bota Rinumërimi i votave shkakton rrëmujë në Stamboll VIDEO)

Rinumërimi i votave shkakton rrëmujë në Stamboll VIDEO)

Kandidati i opozitës turke për Bashkinë e Stambollit ka kërkuar marrjen e mandatit të kryebashkiakut. Ekrem Imamoglu e ka cilësuar procesin e rinumërimit ilegal dhe ka akuzuar presidentin Erdoan se me ndikimin e tij po shkel mbi vullnetin e popullit.

Simpatizuesit e AKP-së tentojnë të futen në vendin ku ndodhet materiali zgjedhor në Üsküdar. simpatizuesit e opozitës i ndalojnë … Policia shkrep në ajër…

Fillimisht votat nisën të rinumëroheshin në shtatë zona të mëdha, ato të Sile, Bayrampasa, Atasehir, Umraniye, Beykoz, Fatih dhe Gaziosmanpasa. Kandidati i opozitës është renditur i pari në Stamboll me 25,000 vota më shumë se sa Binali Yildirim i AKP-së, i cili ka mbajtur më herët edhe postin e Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamentit. Shumë analistë i druhen një taktike të Erdoganit, për të përmbysur rezultatin e Stambollit.

Kandidati i opozitës turke për Bashkinë e Stambollit i ka bërë thirrje Këshillit të Lartë Elektoral që të ndërpresë rinumërimin dhe ta konfirmojë atë si fitues të procesit zgjedhor. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale të mbajtura ditën e diel tregonin se partia Republika Popullore kishte fituar me një diferencë të ngushtë votash Stambollin, pa harruar këtu edhe Ankaranë, duke i dhënë një goditje të fortë regjimit të presidentit Erdoan.

Ekrem Imamoglu’ i ka bërë thirrje Këshillit Elektoral që të bëjë detyrën dhe ta emërojë atë kryetar bashkie, duke akuzuar partinë e Erdoan se nuk po respekton vullnetin e popullit. “Ne duam drejtësi dhe i kërkojmë Këshillit mandatin tonë që na është dhënë nga votat e qytetarëve.

E gjithë bota po na vëzhgon”, ka deklaruar Imamoglu’ për gazetarët. Kryetari i Këshillit të Lartë Elektoral, Sadi Guven deklaroi të mërkurën se rinumërimi i votave të konstatuara si të pavlefshme duhet të vazhdojë në 8 minibashki të Stambollit, disa prej të cilave konsiderohen bastione të partisë në pushtet Drejtësi dhe Zhvillim. Nëse rezultatet e së dielës konfirmohen në ditët e ardhshme, partia Republika Popullore do të marrë kontrollin e buxhetit të pushtetit lokal për Stambollin dhe Ankaranë, që në total arrin vlerën e 32 miliardë lirave, ose rreth 6 miliardë dollarë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews