Ballina Bota Nuk arriti marrëveshje me SHBA, Kim Jong-un do të takohet me Putin

Nuk arriti marrëveshje me SHBA, Kim Jong-un do të takohet me Putin

Kremlini njoftoi se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un do të udhëtojë në Rusi këtë muaj, për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin. Ky takim, i pari mes palëve, që kur Kim mori pushtetin në vitin 2011 përkon me një moment mosmarrëveshjeje mes SHBA-së dhe Koresë.

Pasi samiti i shkurtit në Hanoi përfundoi pa marrëveshje, duket se përpjekjet e administratës Trump për të arritur një pakt me Kim Jong-un dhe për t’i dhënë fund tensioneve bërthamore në gadishullin Korean, po dështojnë.

Kjo pasi Koreja e Veriut e bëri të qartë se nuk donte të zhvillonte më bisedime me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Mike Pompeo dhe bëri thirrje që ai të zëvendësohet nga dikush më i pjekur. Kjo kërkesë e shtetit korean erdhi disa orë pasi Pheniani njoftoi testin e parë të armëve, që prej takimit me Trumpin.

Mediat ruse duke cituar burime diplomatike bënë me dije se takimi Putin-Kim do të ndodhë javën e ardhshme në qytetin e largët lindor të Rusisë, Vladivostok, para se Putin të fluturojë në një samit të 26-27 prillit në Kinë./Opinion.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews