Është bërë publik raporti prej 448 faqesh i prokurorit të posaçëm, Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në fushatën zgjedhore të 2016
Prej kohësh Mueller kishte akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump për bashkëpunimin me Rusinë në zgjedhjet e fundit për president.
Ky raport që është publikuar sot përfshin dhjetë episode ku hedh dyshime mbi përfshirjen e presidentit Trump në pengimin e mundshëm të drejtësisë. Në raport flitet për bashkëpunimin e Trump me Rusinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016-të.
Hetimi 22-mujor i prokurorit Mueller, ndërsa nuk arriti në përfundimin se Trump kreu ndonjë krim, gjithashtu nuk e deklaron në mënyrë specifike se ai është i shfajësuar.
Raporti thotë se prokurori i posaçëm gjeti prova thelbësore se shkarkimi i Comey, u bë për shkak të mungesës së vullnetit të drejtorit të FBI-së për të deklaruar publikisht se presidenti nuk ishte personalisht nën hetim. Hetimi përcakton se Kongresi mund të vendosë nëse kjo përbënte pengesë të drejtësisë nga Trump.
Presidenti nuk u intervistua nga hetuesit. Në vend të kësaj, ai u dha përgjigje me shkrim pyetjeve, të cilat zyra e prokurorit të posaçëm e konsideronte “të pamjaftueshme”.
Por raporti thotë se prokurori i posaçëm nuk vazhdoi përpjekjet për një intervistë me Trump që do të ishte e kufizuar në disa tema, sepse kjo do të shkaktonte një vonesë substanciale.
Menjëherë pas publikimit, Donald Trump ka kërkuar që të shkarkohet Mueller. Kurse demokratët në Kongres kanë kërkuar që Mueller të dëshmoj edhe para Kongresit. Nëse del që raporti është i vërtet atëherë presidenti Trump mund të shkarkohet.