“Në Samitin në Berlin porositëm se stabiliteti dhe reformat që i rekomandon vendi duhet të merren si argumente serioze për vendim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut gjatë verës”.
Këtë sot e tha kryeministri i vendit Zoran Zaev në fjalimin e tij në video pas kthimit nga Berlini, ku u mbajt samiti jofromal i Gjermanisë dhe Francës për vendet nga Ballkani Perëndimor, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Edhepse zgjerimi i BE-së nuk ishte temë në konferencë, i shfrytëzuam të gjitha mundësitë që ta dërgojmë mesazhin tonë, që jemi të gatshëm të kontribuojmë edhe më shumë dhe të jemi bërthama e Ballkanit që buron nga ideja evropiane për solidaritet dhe bashkëpunim”, tha Zaev.
Ai ceku se vendi ndërmori përgjegjësi për vete dhe për rajonin dhe se tani është koha që edhe Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapa për Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor.
Sipas Zaev, konkluzioni më i rëndësishëm në samit ka qenë marrëveshja e Prespës që u arrit me Greqinë që do të jetë model për zgjidhjen e kontesteve të hapura dhe konflikteve./Telegrafi/