Ballina Kronika Tragjike: Ditën e parë të punës humb jetën në vendin e punës...

Tragjike: Ditën e parë të punës humb jetën në vendin e punës edhe një shqiptar në Gjermani

Në ditën e tij të parë të punës në një kantier në Mynih të Gjermanisë, një person nga Kosova vdiq gjatë një aksidenti të hënën në mëngjes.
Të hënën, më 29.04.2019, rreth orës 10.00, menaxheri i një kantieri në rrugën “Motorstrasse”, kishte thirr emergjencën duke e alarmuar se një punëtor ndërtimi kishte rënë nga një lartësi prej dhjetë metrash, duke u rrëzuar nga skela dhe nuk kishte vetëdije, shkraujnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Pas dhënies së ndihmës së parë në vendngjarje nga shërbimi i ambulancës dhe mjeku kujdestar, kosovari 35-vjeçar është dërguar në një spital, ku pas pak kohe ndërron jetë. Për kosovarin ka qenë dita e parë e punës në vendin e ndërtimit si suvatues.

Me sa duket, ai ka dashur të tërheq një pajisje rrotull të vogël që shërbente si vinç dhe ka humbur baraspeshën duke u rrëzuar, njofton më tej Shtegu.com. Organet përkatëse të hetuesisë kanë filluar hetimet e aksidentit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews