Ballina Kronika Pamje të rënda nga djegia e autobusit në qytetin serb ku vdiqën...

Pamje të rënda nga djegia e autobusit në qytetin serb ku vdiqën 5 persona (VIDEO+FOTO)

Në rrugën Kurshumli – Prokuple, ka ndërruar jetë edhe personi i pestë, që ishte udhëtar në autobusin i cili sot pësoi aksident me një kamion, me çka si pasojë e aksidentit është djegur i tëri.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë shoferi i autobusit dhe shoferi i kamionit si dhe dy persona të tjerë të cilët ishin shkrumbuar nga flakët që kaploi kamionin dhe autobusin, para pak kohe mësohet të ketë ndërruar jetë edhe personi i pestë, infermiere e cila pësoi lëndime të rënda trupore.

Bëhet fjalë për një 50 vjeçare me iniciale R.D, e cila kishte pësuar lëndime në kraharor dhe në pjesën e stomakut.

Aksidenti tragjik ka ndodhur sot në orën 6.50 të mëngjesit kur autobusi kishte kaluar në korsinë e kundërt dhe ishte aksidentuar drejtpërdrejt me kamionin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews