Humbje nё zgjedhjet pёr Parlamentin e BE pёr partitё e mёdha nё Gjermani: Vota tregon, se sa radikalisht ka ndryshuar pejzazhi partiak. Pikё kanё fituar ekologjistёt. Humbёsit janё CDU/CSU dhe SPD.
Ato e parandienin, dy gratё e reja nё krye tё Unionit Kristioandemokrat (CDU) dhe Partisё Socialdemokrate (SPD), qё sprova e parё e tyre nuk do tё dilte mirё. Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU) dhe Andrea Nahles (SPD) pёsuan njё humbje tё fortё. Atyre u duhet tani ta pranojnё kёtё e po ashtu edhe koalicioni qeverisёs. Tё dyja partitё popullore pёrjetuan rezultatet mё tё dobёta historike nё zgjedhjet mbarёfederale: Tё dyja partitё sё bashku kanё humbur gati 20 pёrqind krahasuar me zgjedhjet e BE-sё para pesё vjetёsh.
Tё Gjelbёrit katapultojnё
Fitues janё ekologjistёt, qё e kanё dyfishuar rezultatin krahasuar me zgjedhjet e BE mё 2014. Asnjёherё tjetёr kjo parti nuk ka marrё kaq shumё vota nё njё zgjedhje nё nivel mbarё federal. Veҁanёrisht pёr SPD, partia mё e vjetёr nё Gjermani, kёto zgjedhje ishin njё dёshtim i plotё. Pёr herё tё parё qё pas fundit tё Luftёs sё Dytё Botёrore, kjo parti ka humbur duke u renditur jo mё e dyta, por e treta. Ky rezultat ёshtё si njё tёrmet pёr tё. “Rezultatet janё ekstremisht zhgёnjyese “, tha Andrea Nahles. Humbjet e partisё sё dikurshme popullore, SPD, Andrea Nahles, qё ёshtё mё shumё se njё vit nё krye tё saj, nuk ka mundur t‘i ndalё. Madje shumё nё radhёt e partisё thonё, qё kjo e ka pёrshpejtuar rёnien.
Kёsaj i shtohet edhe humbja historike e socialdemokratёve, nё zgjedhjet, qё u zhvilluan po tё dielёn (26.05) nё landin e Bremenit. 73 vjet kanё qeverisur aty socialdemokatёt. Bremeni ka qenё gjithmonё bastion i SPD-sё. Nёse SPD nuk fiton kёtu, atёherё ajo nuk mund tё fitojё mё askund tjetёr.
Humbja e dyfishtё e SPD-sё – Si vazhdohet mё tej?
Pikёpyetja e madhe mbetet: A do tё qendrojё Andrea Nahles edhe mё tej nё krye tё partisё dhe tё grupit parlamentar? Ajo mban pёrgjegjёsinё e plotё pёr kёtё rezultat tё keq tё partisё sё saj. Por ajo nuk do tё tёrhiqet nga postet e saj madje as edhe nga njёri post. Pёr kёtё ka disa arsye. Nahles sidoqoftё ia ka dalё qё tё risjellё pak qetёsi nё parti. Njё pasues ose pasuese tё pёrshtatshme nuk duket tё ketё. Nё vjeshtё do tё zhvillohen zgjedhjet parlamentare nё tre lande tё rёndёsishme: Saksoni, Brandenburg dhe Tyringji. Ndryshimi i kreut tё partisё pёrpara kёtyre zgjedhjeve ёshtё me mjaft rrezik.
A do tё rezistojё koalicioni qeverisёs?
Qё nga marsi i vitit tё kaluar SPD ёshtё nё koalicionin qeverisёs me unionin konservator CDU/CSU. Ta anulojё koalicionin tani, pёr kёtё kryetarja e socialdemokratёve Nahles ёshtё shumё e dobёt. Nё rast se shkohet nё zgjedhje tё reja nё nivel federate ajo do tё humbiste ngjashёm si dhe tani nё zgjdhjet e BE-sё. Pra mbetet qё tё qendrojё nё koalicion dhe tё vazhdohet mё tej!
Ndёshkim pёr kryetaren e re tё CDU-sё dhe njё kancelare e shpenguar
Edhe unioni konservator ёshtё ndёshkuar me votё. Kjo humbje historike llogaritet si pёrgjegjёsi e kryetares sё re tё partisё CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe nuk ka tё bёjё me kancelaren Merkel. “Ky rezultat elektoral nuk ёshtё rezutati i duhur pёr partinё tonё popullore “, pranoi Kramp-Karrenbauer. Por njёkohёishst ajo mundi qё tё shpallё fitoren sё paku: Nё Bremen CDU pёr herё tё parё qё pas Luftёs sё Dytё Botёrore ka dalё para SPD-sё. Kramp-Karrenbauer ёshtё qё prej gjysmё viti kryetare e partisё dhe preferon tё bёhet kandidate pёr kancelare. Por nё sprovёn e parё ajo nuk ia doli. Ajo e ka tё vёshtirё tё dalё nga hija e Angela Merkelit ende e fuqishme, pёr sa kohё ajo qeveris. Kancelarja pothuajse ishte e distancuar gjatё fushatёs sё zgjedhjeve pёr Parlamentin e BE. Qё kancelarja tё largohet para kohe, para mbarimit tё periudhёs legjsilative deri mё 2021 nuk ka gjasa. Partitё popullore tё drobitura SPD dhe CDU/CSU vetёm mund tё humbasin pushtet dhe vota.
Rezultat rekord i ekologjistёve
Fituesit e kёtyre zgjedhjeve janё ekologjistёt. Kanidatja kryesore e tyre pёr Parlamentin e BE-sё Ska Keller e quajti rezultatin „sensacional” dhe si njё sinjal pёr „mё shumё mbrojtje tё klimёs “. Qysh nё sondazhet para-elektorale pritej, qё ekologjistёt me klimёn kishin prekur temёn mё tё rёndёsishme pёr gjermanёt./DW/