SPB Tetovë ka ngitur padi penale kundër M.D. (71 vjeç) nga Tetova për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “rast i veçantë i falsifikimit të dokumentave”, “përdorim të dokumentave me përmbajtje të falsifikuar” dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimeve”, kundër S.A. (56 vjeç) dhe A.A. (59) vjeç, që të dy nga Tetova, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “uzurpim i patundshmërisë” dhe “ndërtim pa leje” dhe kundër Xh. M. nga Tetova për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “përdorim të dokumentave me përmbajtje të falsifikuar”, transmeton Tetova News.
Më 23.06.2016, i akuzuari i parë, si avokat, ka përgatitur autorizim të rrejshëm, sipas të cilit N.M. e ka autorizuar të ndërmarrë të gjitha veprimet për lidhjen e kontratës për të falur një shtëpi në Tetovë me personin e katërt të akuzuar si pranues i kësaj dhurate. Pas përfundimit të një marrëveshjeje të këtillë, i akuzuari i katërt i ka shitur këtë shtëpi një personi të tretë. S.A. dhe A.A., si investitorë, pa dokumentacion e duhur dhe lejen e ndërtimit, kanë bërë zgjerimin e shtëpisë në fjalë, ku kanë vendosur konstruksion metalik në parcelën që është pronë e Republikës së Maqedonisë së Veriut./TetovaNews