Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë në bregdetin shqiptar, lokali i Mihal Kokedhimës, në Porto Palermo të Himarës, po i nënshtrohet verifikimit të dokumentacionit nëse është korrekt me ligjin ose jo.
Policia, menjëherë pasi arr^estoi 51 vjecarin Kokëdhima, sepse aku^zohet që dhu^noi turistët spanjollë pas kon^fliktit për peshkun në restorantin e tij, e ka bllokuar aktivitetin në këtë ambient, e po verifikohet nëse pronari e ka regjistruar si aktivitet dhe nëse i paguan apo jo detyrimet në shtet.
Restoranti “Panorama” ndërtuar buzë detit në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje. Restoranti mund të shembet këto ditë, për shkak të mungesës së dokumentacionit.
Policia dhe autoritetet përkatëse për momentin janë duke shqyrtuar dokumentacionin ligjor të lokalit.
Në një video të publikuar shihet teksa Mihal Kokëdhima dhun^on disa turistë të huaj spanjollë në jug të vendit. Për ngjarjen, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, duke dën^uar dhu^nën.
https://www.youtube.com/watch?v=OdfYuC3NjKk
https://www.youtube.com/watch?v=lnV_09Rw8Fg