Nëse je grua dhe ke nevojë për të qëndruar larg burrave për një kohë duhet të shkoni në SuperShe Island. Ky është ishull në brigjet e Finlandës ku nuk lejohen burrat.
E themeluar nga Kristina Roth, resorti premton një oaz relaksues vetëm për femrat. Me një ide ambicioze Roth ka arritur të bëhet e njohur gjerësisht dhe tashmë, kompania e saj po sjell fitime të mëdha.
Kompania e saj, SuperShe, me qendër në New York, bleu një ishull në Finlandë, ‘SuperShe Island’ me qëllim që të krijonte një parajsë tokësore ekskluzivisht për femrat , ku meshkujt e kanë të ndaluar të shkojnë.
Si i lindi ideja?
Roth ishte me pushime në Malibu, ndërsa përpiqej të çlodhej, meshkujt që donin të flirtonin me të nuk e lanë rehat të pushonte.
Fillimisht ideja e saj nuk u prit mirë nga miqt sepse askush nuk besonte se femrat nuk e donin shoqërinë e burrave, por ja që rezultati ishte i kundert.
Roth ishte e vendosur për ta bërë realitet këtë ide, dhe bleu një ishull, në të cilin ndërtoi objekte luksoze relaksi, me kushtin e vetëm, duhet të jesh femër për të hyrë në këtë ishull. Sot ky ishull është një nga 5 destinacionet më ‘in’ për fermrat.