Kurdoherë me bollëk dhe i kthjellët: Ky është imazhi i gjermanëve për ujin e pijshëm: Një burim, që nuk shteron kurrë. Por ndoshta një ditë njerëzit duhet ta ndryshojnë këtë qasje: E ardhmja e ujit nuk është e sig^urtë.
Ky paralajmërim erdhi përmes celularit. Rezervat e ujit të pijshëm janë “shqet^ësuese”, njoftoi në fund të qershorit aplikacioni paralajmërues NINA i Entit Federal për Mbrojtjen e Popullsisë dhe Ndihmat për Katastrofat (BBK). Paralajmërimi i referohej rastit në Herford, një rajon në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë.
Por edhe pak kilometra më tutje u shfaq një situatë e ngjashme. Disa banorë të qytezës Lohne në Saksoninë e Ulët kishin mbetur pa ujë. Nga rubineti kryesisht mbrëmjeve nuk dilte asnjë pikë ujë. Të dy këto shembuj tregojnë atë se me çfarë nuk janë mësuar ndonjëherë gjermanët: Uji është një burim, që dikur shteron.
Në Gjermaninë e pasur me ujë në fakt kjo është e papërfytyrueshme. Në vitin 2013, sipas Entit Federal për Mjedisin (UBA) janë konsumuar 25 miliardë metra kub ujë. Në këtë mënyrë Gjermania ka përdorur vetëm 13 përqind të rezervave të saj me ujin e pijshëm. Por qysh atëherë vera me nxehtësi rekord më 2018, dimri me pak reshje dhe ditët e nxehta e me thatësirë të kësaj vere kanë ndikuar në burimin e ujit, që janë ujërat nëntokësore.
Një burim i shumëkërkuar
Lutz Neubauer nga Shoqata për Mbrojtjen e Natyrës (NABU) në Saksoninë e Ulët mendon, se vetëm në landin e tij “niveli i ujërave nëntokësore ulet me 1,5 deri në 2 në vit.” Kjo do të thotë që mbetet më pak ujë në dispozicion, ndërkohë që njëkohësisht fazat e të nxehtit me thatësira bëjnë që këto rezerva të mos rigjenerohen.
Pamje simbolike – shumë bujq përdorin burime uji, shirat nuk mjaftojnë për ujitjen e fushave
Të nxehtit bën gjithashtu edhe që të rritet kërkesa për ujin. Bari në kopsht thahet, gjithkush dëshiron të freskohet në pishinë. Të gjitha këto ndikojnë në shfrytëzimin e rezervave të ujit. Në verilindje të landit të Renanisë Veriore – Vestfalisë këtë verë janë vendosur gjoba, nëse ndonjë qytetar është kapur duke mbushur pishinat ose duke larë makinat me ujë të pijshëm.
Konkurrencë nga një drejtim i pazakontë
Sidoqoftë vitet e fundit është shtuar edhe një grup tjetër, që ka shfrytëzuar gjithnjë e më me intensitet ujërat e nëntokës: bujqit. “Po krijohet një situatë konkurrence për ujin. Ne duhet që të mendojmë pa qenë vonë për shpërndarjen me efikasitet të burimeve të ujit”, thotë Jörg Rechenberg, ekspert i ujit në UBA. Deri më sot bujqit nuk kanë pasur nevojë të përdorin ujërat e nëntokës. Reshjet kanë mjaftuar për ujitjen e fushave. Por kjo ka ndryshuar. Vala e të nxehtit i ka tharë fushat e tyre. Pasoja është, që bujqit e kërkojnë tani ujin nga burime të tjera. “Numri i kërkesave që paraqesin bujqit për përdorimin e ujërave nëntokësore është rritur ndjeshëm”, thotë Neubauer nga NABU për rajonin e tij në Saksoninë e Ulët.
Janë njerëzit si Tobias Gerdesmeyer, të parët ata që i vërejnë pasojat e këtyre zhvillimeve. Ai është kryetar bashkie në Lohne, ku në qershor mungoi uji. Por për këtë shkak nuk ishin ujërat nëntokësore, por tubacionet e vjetra, që nuk mund të përcillnin më ujin në sasinë e duhur. Një linjë me tubacione të reja nga shtatori do ta përmirësojë gjendjen. Kësisoj qytetarët sërish do të furnizohen rregullisht me ujë.
Megjithatë problem është edhe rritja si asnjëherë më parë e konsumimit të ujit. Edhe në këtë drejtim duhet të merren masa urgjente. Sidoqoftë në Gjermani nuk ka mungesë uji, për këtë ekspertët janë të sigurtë. “Nuk ka arsye për pa^nik apo për masa rad^ikale”, thotë Rechenberg nga UBA. “Por tani ka ardhur koha, që ne të fillojmë të vemë në jetë konceptet, në mënyrë që të ruajmë rezervat e ujit e kur të hapim rubinetin të mos na mungojë asnjëherë uji i pijshëm.”
Prej disa muajsh në periudha të caktuara kohore zhvillohet tani i ashtuquajturi “Dialogu kombëtar për ujin” nën drejtimin e Ministrisë Federale të Mjedisit. Në këtë forum marrin pjesë përfaqësues të shoqatave të fermerëve dhe të industrisë. Deri në vjeshtë 2020 duhet të zhvillohet koncepti se çfarë është urgjentisht e nevojshme për një strategji afatgjatë për ujin, e cila të mbajë emrin “E ardhmja e ujit”.(DW)