Një avion civil rus përfundoi në një fushë me misra pasi u fut në një tufë zogjsh pak kilometra në periferi të Moskës.
Agjencia Shtetërore e Lajmeve, TASS, raporton se avioni i “Ural Airlines” Airbus A321, me 226 pasagjerë në bord dhe 7 pjesëtarë të ekuipazhit ishte nisur nga aeroporti “Zhukovsky i Moskës për në Simferopol, një qytet në gadishullin e Krimesë.
Pak minuta pas ngritjes në ajër, avioni u gjend përpara një tufe pulëbardhash, disa prej të cilave përfunduan në motorët e tij, duke bërë që të kryejë zbritje të detyruar. Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë viktimë, por 23 persona, mes tyre edhe 5 fëmijë, janë shtruar në spital për mjekime.
https://www.youtube.com/watch?v=16K6-rdwqBM