Ballina Aktualitet Shqipëri ANALIZA/ Paketa antishpifje/ Fatos Lubonja: Rama është rëndë! T’i thonë ‘shame on...

ANALIZA/ Paketa antishpifje/ Fatos Lubonja: Rama është rëndë! T’i thonë ‘shame on you’ Borchardt dhe ambasadës amerikane që mbështetën këtë diktator

Një tendencë të shfrenuar për të kontrolluar çdo institucion. Kështu e sheh analisti Fatos Lubonja ligjin për mediat online, ose të njohur ndryshe si paketa antishpifje që socialistët pritet të miratojnë së shpejti në Parlament.

Në një lidhje ‘skype’ në News24, Lubonja tha se me gjithë reagimet të mbash të njëjtin qëndrim tregon që je rëndë.

Fatos Lubonja: Gjëja e parë që mund të them unë është se kjo tregon se sa shumë e kanë humbur kontaktin me realitetin dhe demokracinë këta që kemi në pushtet. Ju përmendët reagimet jo nga kazani por nga ata që dikur Rama iu thoshte partnerët tanë ndërkombëtarë.

Me gjithë këto reagime të mbash këtë qëndrim tregon që je rëndë. Rëndë është kryeministri i pari dhe rëndë janë edhe servilët e tij rreth e rrotull që nuk guxojnë t’i thonë gjë dhe tregon se çfarë nevoje kanë këta për të mbyllur dhe ato gojë apo ato pak portale që kanë mbetur.

Lind pyetja? Ore nga kush e pret ky Edi Rama mendimin kundër? Nga do vijë ky mendim kundër po nuk erdhi dhe nga mediat.

Kush do t’i mbrojë njerëzit nga bëmat e qeverisë. Në qoftë se mendohet se duhet kontrolluar se po na bëjnë dëm këto portale por nga dëmi i Edi Ramës me shokë kush na mbron më? Se nuk na mbron më as prokuroria, as opozita se nuk është në parlament, tani edhe media, atëherë kush do na mbrojë? Kush do na i thotë të vërtetat? Këtë iu them atyre.

Për sa i përket çështjes që vërtet media mund të ketë ndonjë rast shpifje, atëherë çohet në gjykatë. Apo në qoftë se ka fyerje, apo ndonjë informacion që rrjedh gabim. Ju keni një kryeministër që del, shëtit andej këtë dëgjon një qen dhe thotë hiqeni, ‘mbylljani gojën atij analisti’. Po ne kush do na mbrojë? Kjo AMA perse nuk reagon”.

Jo absolutisht nuk mjafton. Basha nuk ka ardhur në pushtet. Kur heqin dhe mediat, atëherë nuk e di si do vijë në pushtet Basha. Do thoni ju çfarë do bëjë? Është një pyetje tjetër. Këtu kemi kaluar në irracionalitet komplet. Me gjithë reagimin nga disa organizata të jetë kjo këmbëngulje do të thotë qe kemi të bëjmë me një situatë irracionale. Kemi një dhunë kartoni dhe kundrejt kësaj dhune kartoni nuk e dimë se çfarë dhune duhet përdorur. Çfarë do presim ne? Do presim sa ta trashë ky zullumin kur njerëzit mos të mbajnë më fare. Për mua më shumë se problemi i kryeministrit, është problemi i atyre që e mbështesin.

Opozita premtoi që më 30 qershor nuk do lejonte zgjedhje, do përdorte dhunë domethënë por pastaj u nënshtrua dhe iu kthye një linje më paqësore. Nuk është vetëm ky rast, lexova edhe për shkarkimin e Malaj është një skandal dhe ai. Kemi një tendencë të shfrenuar për të kontrolluar çdo institucion.

Puna ka ardhur në mënyrë graduale, puna për kontrollimin. Vullnet i mbrapsht, në vend që të synojë demokratizimin e vendit, shkallë-shkallë dhe këtu patjetër nuk mund të mos përmend një element që për mendimin tim është kryesor që është ekonomia kriminale që ka kapur vendin që kontrollohet nga qeveria. Një nga arsyet që vendi është nënshtruar është pikërisht sepse është katandisur çdokush për bukën e gojës. Një maxhorancë njerëzish që nuk jetojnë dot pa iu nënshtruar këtij regjimi.

Tek arroganca e tij dhe njerëzve të tij dhe tek dobësia jonë, asgjë më tepër. Sigurisht dhe tek mbështetja që i kanë dhënë ndërkombëtarët më herët për ta arritur këtë arrogancë dhe sigurisht dhe tek mosreagimi i mjaftueshëm i tyre meqë ne jemi vend që mund të quhet se akoma sundohet dhe kontrollohet nga ndërkombëtarët dhe legjitimohet pushteti nga ndërkombëtarët.

Unë do të doja që ata që i shkruan ‘shame on you’ atij Borschardit të shkojnë t’i thonë prapë ‘shame on you’ Borschardit dhe ambasadës amerikane dhe gjithë atyre që kanë mbështetur këtë diktator me gjithë paralajmërimet që kemi bërë pafund. Nuk mjafton reagimi ndaj një ligji të vetëm por duhej parë në kompleksitetin e vet e gjithë situata. Nuk duhet parë një pemë por i gjithë pylli dhe gjithë pylli po kontrollohet dhe ata nuk kanë dashur ta shohin pyllin. Bëjnë një reagim për media por nuk kanë parë se ka pasur shumë shenja që na kanë çuar tek ky ligj për të cilat nuk kanë reaguar madje e kanë mbështetur.

Të vësh bast që shumica hesht dhe prandaj unë kam të drejtë është shumë e turpshme.

Në qoftë se mendoj që unë i jap të drejtë vetes meqenëse kam bërë të heshtë shumicën sepse një pjesë kanë ikur jashtë atdheut, një pjesë nuk duan t’ia dinë, nuk besojnë…për disa arsye shumica nuk flet, kjo nuk do të thotë të bësh veprime sepse në demokraci respektohet edhe pakica. Aq më tepër në këtë rast duhet të respektohen pikërisht grupet e interesit. Jemi në një demokraci ku çdo shoqatë, çdo pjesë e asaj që quhet shoqëri civile duhet të respektohet, të ketë zërin e vet”, deklaroi Lubonja.

Në kohën e Enver Hoxhës nuk kishte fare gazeta por e kemi parë se megjithatë e vërteta nuk është fshehur dot dhe në fund fare ka shpërthyer në mënyrën e keqe. Në qoftë se mendon se duhet të arrijë atje atëherë sigurisht e para gjë është t’i vihet atij në dukje, e dyta njerëzit të mobilizohen, opozita. Sepse kjo punë nuk është çështje e mediave por e mosinformimit të publikut për shumë gjëra që kanë ndodhur dhe që po ndodhin. Ne nuk po dimë se si do të mbyllen plagët e tërmetit. Atëherë si, nuk do të ketë informacion?

AMA-s do t’i jepet e drejta, e bën mbledhjen siç i bënte Enver Hoxha. AMA do përcaktojë dhe gjyqtarët do japin vendimin që e ka përcaktuar udhëheqja. Jemi në situatë shumë të rëndë dhe unë uroj që t’i vënë gishtin kokës.

Edi Rama nuk besoj se mund ta bëjë këtë, ai është i paaftë por gjithë njerëzit rrotull, ata parlamentarë. Mendoj se ata të opozitës së sajuar që ka atje nuk kanë arsye të qëndrojnë në atë parlament, duhet ta lënë vetëm mos t’i lënë dhe ata legjitimim. Sepse ky ligj është skandal.

Nuk mjafton një protestë sigurisht. Ai vend është në situatë dramatike jo thjesht për mediat por në tërësinë e vet. Ka ardhur një moment që nuk duhet lejuar më kjo çmenduri të vazhdojë, të kryejë një njeri që nuk bën punë tjetër vetëm merr kalamajtë, përdor kalamajtë, i hip nëpër makina dhe del nëpër…çfarë iu duhet të shikojnë ata. S’ka bërë vaki, kemi parë tërmete në gjithë botën, s’kemi parë një lider të veprojë si ky.

Unë mendoj se ky ligj gjithsesi është një ligj që rrezikun e tij e ka se do të mbyllë portalet me një arbitraritet. Por ama ka edhe një gjë kundër kjo. Do iu bëja thirrje të gjithë atyre që drejtojnë portale e media që të jenë sa më seriozë në lajmet e tyre, me burime sa më të sigurta dhe pastaj në qoftë se do të mbyllen për arsye që do të përcaktojë AMA do shkojë në gjykatë dhe mund të bëhet lajmi se përse u mbyll, mund të përhapet shumë më tepër, domethënë t’i kthehet në kundërgoditje vetë atyre që duan të mbyllin lajmin sepse do bëhet një gjyq për atë lajm dhe në gjyq në një mënyrë ose në një tjetër do dalë e vërteta dhe lajmi mund të amplifikohet nëse është e vërtetë.