Demokratët në Shtëpinë e Përfaqësuesve aprovuan dy akuzat kundër presidentit Doanld Trump duke e vendosur atë përballë rrezikut impeachment.
Komiteti jurdidik i dhomës së ulët të parlamentit amerikan votoi me një rezultat të ngushtë 23-17 linjës e partisë për të aprovuar dy akuzat ndaj presidentit amerikan, e që janë: abuzimi me pushtetit si dhe pengimi i drejtësisë, që i referohet bërjes pengesë ndaj demokratëve për ta hetuar atë në lidhje me presionin që i ka bërë autoriteteve ukrainase për të hetuar rivalin e tij demokrat, Joe Biden.
Për këtë çështje do të duhet të votojë kongresi amerikan me shumë gjasa këtë javë ndërkohë që më pas gjyqi për impeachment do të transferohet në senatin e kontrolluar nga republikanët, të cilët duket se nuk kanë ndërmend ta heqin Donald Trump nga drejtimi i Shtëpisë së Bardhë.
Për republikanët ky proces nuk është asgjë tjetër veçse një lojë politike përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit që vjen.