Marsela Xhaxhaj jeton në shtetin grek dhe është e shqetësuar për fatin e nipit dhe mbesës. Teksa rrëfen në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti trasmetuar në “News24” historinë e vëllait të saj Mariglenit ajo thotë se ai jeton në Itali prej shumë vitesh.
Atje njohu dhe u dashurua me një shtetase rumune e cila fillimisht ka qenë e martuar me një shtetas italian, por ai ishte i sëmurë dhe para 3 vitesh ka ndërruar jetë. Nuk bën bashkë celebrim por bashkëjetuan dhe nga kjo bashkëjetesë kanë 2 fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Problemet ekonomike, por sipas Marselës edhe sjellja e kunatës me fëmijët ka nxitur konfliktet në çift. Përpara dy muajsh ajo ka marrë dy fëmijët dhe është larguar nga banesa duke e gënjyer Mariglenin e duke i thënë se po shkonte tek motra e saj në Torino. Që nga ai moment e deri më sot ka mbyllur telefonin dhe çdo adresë tjetër duke shkëputur të gjitha kontaktet me bashkëshortin. Marigleni është i shqetësuar për fëmijët e tij dhe do t’i shohë sa më parë ata.
Rrëfimi i plotë ne Studio
Marsela Xhaxhaj:
Vëllai nuk kishte asnjë lidhje me këtë familje. Ai kujdesej për ta. Këtu lindi dhe dashuria me këtë shtetëse. Që në fillim bashkëjetonin bashkë, pastaj italiani shkoj në spital sepse ishte në gjendje të keqe. Ka 5 vite që vëllai jetoi më rumunën. Shtëpinë e kishin me qira. Janë të dy 38- vjeçar.
Si e keni përjetuar këtë bashkëjetesë të vëllait?
Ngaqë ishte i martuar për këtë arsye nuk isha dakord. Por nëse ai ishte i lumtur respektova zgjedhjen e vëllait.
Tu duk zgjedhje apo kompromis?
Zgjedhje do të thosha. Kam 25 vjet pa e parë vëllain, por ka qenë mami atje kur ka lindur fëmijët. Mami thoshte se ziheshin. Kur zihej me vëllain bërtiste si i cmendur, i binte vetës me grushte. Vëllai nuk i kishte vënë re më parë këto veprime. Ajo ishte shumë kokëfortë.
Kur kuptuat që dicka nuk shkonte në këtë bashkëjetesë?
Pas lindjes së vajzës filluan të acaroheshin gjërat. Para 11 muajsh më shkruan se ajo ishte shtatzanë. Unë i them: si ka mundësi që mbeti shtatzanë kur ai nuk shkonte me të? Përgjigja e saj ishte, se ka mbetur shtatzënë pa dashje.
Ka patur një martesë të rregult me shtetasin Italian?
Kishte martesë të rregullt. Nuk donte të bënte ndarje me ish-bashkëshortin, sepse donte të merrte pensionin.
A e ka njohur atësine e fëmijëve vëllai?
Po sigurisht. Vëllai ka pasur dokumente, por nuk arrit t’i rinovojë. I kanë mbetur përgjysëm. Tani për tani nuk ka.
Prej sa kohësh kjo shtetase ka marrë fëmijët e saj? Më fol pak për largimin e zonjës?
Ajo kishte thënë se do vinte te motra. E kishin lënë pezull këtë muhabet. Vëllai ishte në punë, por kur kthehet në shtëpi e shikon që ajo nuk kishte marrë shumë gjëra me vetë. Atë ditë i ka dërguar edhe foto, por më pas e ka mbyllur telefonin. Shoferi e ka lajmëruar villain, sepse nuk kishte asnjë ide. Vëllai merr motren e saj dhe ajo e mohon se e ka parë. Në fb i ka shkruar dhe i ka kërkuar që të kthehej, por nuk mori asnjë përgjgije. Kjo ngjarje ka ndodhur para dy muajsh.
Ka pasur më përpara probleme kjo martesë?
Ato që më kë thënë vëllai, se nëse ajo nuk do të rrijë me mua, unë do largohem në një shtëpi tjetër. Ajo shprehte pakënaqësi, por jo të këtij tipi. Ajo kishte pakënaqësi se vëllai dilte jashtë pinte ndonjë birrë. Kunata ankohej te mami për këto veprime të vëllait. Mami ishte shumë e pakënaqur për të, sepse vëllai flinte vetëm në divan ndërsa zonja flinte me fëmijët. Vëllai nuk donte të shkonte në polici sepse është pa letra. Ka vetëm një kartë ID italiane.
A ka guxuar vëllai të shkojë në Torino te motra e bashkëjetueses?
Ai donte të shkonte atje, por nuk dinte shtëpinë, sepse ajo ka ndërruar vend. Familja e kunatës I kanë mbyllur çdo kontakt vëllait dhe mua. Unë e kam diskutuar me vëllain se nëse kishin shumë sherre, mund të diskutonin dhe të ndaheshin bashkë, por jo të ikte fshehurazi me fëmijët sepse ata i takojnë dhe atij.
Cfarë kërkon vëllai sot?
Kërkon të shikojë fëmijët. Ajo nuk i dërgo asnjë foto të fëmijëve.
A kërkon vëllai ribashkim me rumunën?
Vëllai do të bashkohej me të vetëm për hatër të fëmijëve. Por nëse kthehet vëllai e pranon. Ju thashë pak më parë, që nuk e di ekzaktësisht se cfarë problemesh kishin në shtëpinë e tyre. Vëllai punonte, nuk ishte dembel. Ai vetëm dilte ndonjëherë, vonohej pak dhe pinte ndonjë birrë me shokët. Nuk kishte ndonjë arsye të fortë për konflikte. Vëllai nuk kishte çfarë të përfitonte nga rumunja sepse ajo nuk kishte asgjë. Ajo i kishte thënë në fillim që nuk donte të bënte lidhje, sepse donte të perfitonte nga pensioni i ish-burrit. Djali është 11 muajsh dhe vajza 3 e gjysëm.
Specialistët:
Almeida Xhaferri, psikologe: Kjo ështe një mardhënie dashurie në kushte jo të zakonshme. Zonja tha se ishin komshinj dhe filluan bashkëjetesën në kohën kur ishte gjallë. Kjo është një mardhënie dashure jo shumë e pranueshme për mentalitetin shqiptar. Moralisht nuk dua ta gjykoj këtë histori sepse janë persona të rritur. Si psikologe kur një grua merr fëmijë me vete dhe ikën te motra., merr pak rroba për të mos dhënë shenja, janë veprime që tregojnë se zonja ndihet e rrezikuar. Një grua arratiset kur ndihet e rrezikuar. Kjo mund të jetë edhe një formë ndëshkimi nga ana e zonjës ose një mënyrë alternative për të mbrojtur fëmijët nga një kërcënim, por këtë akoma se dimë. Për prindin tjetër është një ndëshkim hsumë I rëndë, do ketë luhajtje të humorit. Është normale kjo, të mos kesh kontakte me fëmijën. Kjo është një format më të rënda të ndëshkimit për një burrë dhe një grua.
Hava Shurdhi, avokati: ishte një lidhje e një familje, e një nënë që pa bërë akoma divorivjn me ish-burrin ka lindur dy fëmijë. Fëmija jashtë martese ka të njëjtat detyra dhe të drejta si fëmija në martesë. Vëllait i lind e drejta që të shkojë pranë organeve të shtetit ku ka lindur këto fëmijë dhe të provojë atësinë. Njohja e certigfikatës dhe atësisë është hapi i parë që duhet të bëjë i ati. Nëse se ka njohur atësinë, duhet ti drejtohet gjykatës që të vendosë për të marrë atësinë. Këtë vendim e merr vetëm gjykata.