Ballina Bota Foshnja 17-ditëshe shërohet nga koronavirusi në Kinë

Foshnja 17-ditëshe shërohet nga koronavirusi në Kinë

Një foshnje 17-ditëshe, e lindur nga një nënë e cila ishte e infektuar me koronavirus, është shëruar plotësisht, duke u bërë kështu pacienti më i ri që kalon sëmundjen.

Lajmi u raportua nga media shtetërore kineze, sipas të cilës foshnja u largua nga spitali në Wuhan të premten pasi u shërua plotësisht pa ndihmën e mjekimeve.

Foshnja ishte transferuar në Pediatrinë e Wuhanit që prej ditës që lindi dhe pak më vonë u zbulua se ishte bartëse e virusit.

Vogëlushja kishte një infeksion në sistemin e frymëmarrjes dhe një problem kardiak, por mjekët nuk i dhanë antibiotikë dhe e lanë që të shërohej vetë.

“Ajo nuk kollitej dhe nuk kishte temperaturë, kështu që i dhamë ilaçe vetëm për problemin në zemër”, tha drejtori i departamentit të të porsalindurve, Zeng Lingkong, për televizionin kinez CCTV.

Ajo u lejua të largohej nga spitali pasi tre testime rresht rezultuan negative. “Duke qëndruar këtu ajo madje u rrit dhe shtoi në peshë”, tha Zeng.

Mjekët kinezë i frikësoheshin prej kohësh mundësisë së transmetimit të koronavirusit Covid-19 te foshnjat kur janë ende në barkun e nënës, pasi një tjetër rast i ngjashëm kishte ndodhur po në Wuhan në fillim të shkurtit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews