Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, mbrëmjen e sotme në komunikimin e radhës mbi gjendjen e koronavirusit në vend tha se kemi edhe 6 raste të reja me virus duke e çuar në 18 numrin e përgjithshëm të të prekurve. Ai tha se sot janë testuar 12 persona të tjerë dhe 6 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Një person ka mbërritur mbrëmë në Aeroportin e Shkupit nga Barcelona me temperaturë të lartë dhe është vetparaqitur pranë autoriteteve mjekësore që ndodhen në aeroport, ndërsa 51 pasagjerët e tjerë që ndesheshin në të njëjtin avion me të prekurin janë vetizoluar në shtëpitë e tyre. Po ashtu 4 persona janë transportuar gjatë ditës së sotme nga spitali i Dibërs drejt Shkupit duke e çuar në 13 numrin e të shtruarve në Klinikën Infektive të Shkupit, ndërsa 5 pacientë të tjerë ndodhen të shtruar në spitalin e Dibrës dhe janë në gjendje shëndetësore më të qëndrueshme.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email