Ballina Shëndeti Koronavirusi VIDEO: Spitale të tejmbushura në Itali. Shumë pacientë, nëpër tenda

VIDEO: Spitale të tejmbushura në Itali. Shumë pacientë, nëpër tenda

Pacientët qëndrojnë 1 metër larg njëri-tjetrit në një strukturë të madhe jashtë spitalit “Spedali Civili” në veri të Italisë; me shumë gjasë janë të prekur nga Covid-19.

Një grua e moshuar i zgjat dorën një infermiereje, ndërsa të tjerë qëndrojnë të palëvizur nën batanije. Stafi mjekësor me veshje mbrojtëse lëviz nëpër dhomë sa herë qe dëgjohet kollë. Spitalet në rajonin verior të Lombardisë po mbajnë barrën kryesore, ndërsa çdo ditë e më shumë vuajnë nga mungesa e hapësirës, pajisjeve dhe stafit që nuk pushon prej javësh.

Infermieri Alberto Poinelli shprehet: “Këtu janë personat që po presin rezultatet e testit, të cilat nuk dalin aq shpejt sa mendohet. Ka të tjerë që kanë rrezik më të ulët, e të cilët duhet të mbahen nën vëzhgim për një kohë të caktuar”.

Spitali nuk e tregon numrin e pacientëve që po mjekohen, ato i thonë autoritetet rajonale çdo mbrëmje, por të paktën 15 persona shihen të shtrirë në structure. Disa persona vijnë në këmbë, me maska në fytyrë dhe në pikën e hyrjes priten nga sfafi mjekësor që mban pajisjet mbrojtëse.

Raste të tjera më serioze vijnë me ambulancë. Tendat jashtë “Spedali Civili” në Breshia u ngritën gati një javë më parë, në mënyrë që të përballohej fluksi i madh i njerëzve që ndihen të sëmurë e që besojnë se janë prekur nga virusi.

“Problemi kryesor është frika e pacientëve që vijnë tek ne. Pikë së pari, pasi ata e gjejnë veten jo në një godinë të zakonshme spitali. Tenda nuk i jep siguri. Më pas, nëse rezultojnë pozitiv, na duhet t’i qetësojmë pacientët e t’u themi se çfarë ndodh më pas”, tregon infermieri.

Ndërsa një infermier me veshjet mbrotjëse pret në pikën e hyrjes rastin e radhës, aty pranë shfaqet një baner me ngjyrat e ylberit e me shkrimin “Gjithçka do të shkojë mirë”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews