Ballina Bota Fjalim i Micotakisit për koronavirusin: Më e rënda është para nesh

Fjalim i Micotakisit për koronavirusin: Më e rënda është para nesh

Vendi ynë tani për tani nuk është goditur si vendet e tjera, por të mos kemi iluzione, më e rënda është para nesh, tha kryeministri grek, Kriakos Micotakis në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve për koronavirusin dhe paralelisht foli edhe për qëndrimin e kishës, duke porositur se ajo që vlen për tubimet publike vlen edhe për kishat.

Në video porosinë drejtuar qytetarëve, Micotakis foli për masat qeveritare, siç i quajti “masa të rrepta preventive”, iu drejtua nxënësve të cilët “tani kanë shumë kohë të lirë”, porositi të gjithë të kujdesen për gjyshërit”, ndërkaq e komentoi edhe qëndrimin e kishës lidhur me kungimin dhe bartjen e koronavirusit.

Tha se gjatë ditëve të kaluara ka pasur nevojë t’i thirret besimit për të marrë fuqi.

“Por, si kryeministër, jam i detyruar t’i dëgjoj shkencëtarët. Ajo që vlen për tubimet publike vlen edhe për kishat tona. Sot, nuk janë vënë në testim besimet tona, por besimi ynë në shëndetin e njerëzve. Dashuria ndaj të afërmit në të cilën betohet vetë ortodoksia. Prandaj edhe detyrat fetare duhet t’i adaptohen realitetit. Dhe sa të jetë  e mundur, të bëhen në shtëpi, të kufizohen tubimet e mëdha. Kisha e besimtarëve, në të vërtetë është e madhe. Shpresoj në mbështetje edhe nga krerët e kishës në qëllimin e përbashkët. Por roli im institucional më imponon, të marr qëndrim të qartë për çështjen”, tha Micotakis.(koha.mk)

https://youtu.be/igtufCTun8k
@tn.lajmelokale
@tetovanews