Nga Dr. Genc Sulçebe
Sistemi imunitar i species humane ka evoluar ne qindra mije vjet per t’i bere balle qindra mije mikroorganizmash dhe i ka perballuar ato me sukses deri sa kjo specie po arrin se shpejti 10 miliard ne bote.
Virusi i ri SARS-CoV-2 qe shkakton COVID-19 aktual jep nje semundje akute qe ne nje individ me sistem imunitar normal sherohet ne pak dite pa asnje pasoje dhe ka nje vdekshmeri totale rreth 1% sipas vleresimeve te fundit. Kjo eshte shume me e vogel se pandemia e gripit te 1918 dhe se vdekshmeria nga komplikacionet invazive mjekesore si nderhyrjet kirurgjikale etj.
Komplikacioni i vetem i infeksioni Covid-19 eshte pneumonia, e cila me nje mobilizim normal te imunitetit te fituar me limfocitet T dhe antitrupat specifike te prodhuar nga i infektuari sherohet me sukses pa asnje pasoje. Madje fitimi i ketij imuniteti eshte i nevojshem per te krijuar ate imunitet te “tufes” (herd immunity) qe i duhet popullates per te mposhtur nje mikroorganizem qofte dhe ky i krijuar rishtas.
Qe ky imunitet “tufe” te krijohet duhet qe te pakten 50% e nje popullate te jete e imunizuar nga virusi qofte ne menyre natyrale, qofte me me vaksinim. Prandaj mirese te vije ky virus i ri ne njerezit normale. Por, duhet te ruajme ata individe qe kane nje imunitet te brishte.
Per fat femijte kane nje reagim imunitar shume te mire ndaj ketij virusi por te moshuarit jo dhe aq. Po keshtu dhe ata me semundje kronike si diabeti, semundjet e mushkerive etj. Keto te fundit duhet t’i ruajme nga koronavirusi!
Nga ana tjeter duhet te kemi besim te genet e imunitetit te popullates shqiptare. Fakti qe nuk kemi degjuar forma te renda apo fatalitete nder shqiptaret ne Itali apo raste klinike nuk ka as ne Kosove, te pakten akoma, eshte nje tregues optimist se popullata shqiptare nuk duhet t’i trembet koronavirusit dhe le te bejme jete normale, jashte panikut dhe frikes se ekzagjeruar!
Mos harrojme se popullata urbane shqiptare eshte urbanizuar vone dhe mund te kete nje mbrojtje imunitare te rritur ndaj koronaviruseve qe duket se kane ardhur nga kafshet e zonave rurale.
Pra te mos panikohemi nga armiq qe njerezimi i ka njohur hershem sic jane viruset por te luftojme ato armiq qe solli “civilizimi” dhe mbipopullimi sic jane semundjet nga mbiushqimi, jeta sedentare apo semundjet tumorale. Se fundmi, dhe koronavirusi eshte nje pasoje indirekte e mbipopullimit nga perdorimi i faunes se eger rurale nga popullata urbane.