Ballina Aktualitet RMV, 1 person ka vdekur dhe 7 të infektuar me virusin korona...

RMV, 1 person ka vdekur dhe 7 të infektuar me virusin korona – gjithsej 1.231 të prekur dhe 55 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar  7 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, njofton Portalb.mk. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1225 persona ndërsa raste aktive janë 952. Janë shëruar 244 persona ndërsa kanë ndërruar jetë 55, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të ministrisë, janë shëruar 24 persona në kushte të shtëpisë. Sipas qyteteve janë shrkuar: 5 – Koçan, 4 – Shkup, 4 – Dibër, 3 – Tetovë, 3 – Shtip, 3 – Prilep, 1 – Strumicë.

Në Spitalin “8-Shtatori” ka ndërruar jetë një pacient 70-vjeçar nga Labunishti. Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë. Pacienti është hospitalizuar më 8 prill dhe menjëherë është vendosur në respiratorë.

Sipas qyteteve.

Me këtë numri i të shëruarve është 244 ndërsa i të vdekurve 51.

Të infektuarit e ri sipas qyteteve janë:
– Tetovë 3
– Kumanovë 2
– Koçan 2

Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

  • Shkup – 411
  • Kumanovë – 340
  • Prilep  – 117
  • Tetovë – 60
  • Veles – 59
  • Strugë – 55
  • Dibër – 51
  • Shtip – 34
  • Koçan – 29
  • Manastir – 17
  • Ohër – 15
  • Gostivar – 11
  • Gjevgjeli – 4
  • Radovish – 4
  • Kriva Pallankë – 4
  • Kavadar – 4
  • Krushevë – 3
  • Strumicë – 2
  • Probishtip – 2
  • Kërçovë – 2
  • Negotinë – 2
  • Makedonski Brod –2
  • Demir Hisar – 1
  • Pehçevë – 1

Në 24 orë e fundit janë bërë 207 testime. Nëpërmjet: IShP-së – 201, Fakultetit të Veterinarisë – 0, Avicena – 0, Biotek – 0 dhe Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) – 6, Sistina – 0. Gjithsej, deri më tani në vend janë bërë 12340 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/