Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali janë regjistruar 727 viktima nga koronavirusi.
Ndërkohë, numri i të infektuarve ka pësuar rritje, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 937 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që një ditë më parë ishin 2 107.
Një lajm i mirë vjen për të shëruarit, ku gjatë 24 orëve janë shëruar 1 118 persona. (TemA)