Ballina Bota Breshër me diametër 10 cm bie në Nueva Rosita, Coahuila, Meksikë (VIDEO+FOTO)

Breshër me diametër 10 cm bie në Nueva Rosita, Coahuila, Meksikë (VIDEO+FOTO)

Moti i keq nuk iu nda rajonit edhe gjatë kësaj jave. Tjetër stuhi preku dje pasdite zonën veriore, këtë herë stuhi e madhe breshri pati në Nueva Rosita dhe Palaú të shtetit meksikan Coahuila, ku u dëmtuan dhjetëra makina dhe shtëpi. Breshëri ishte me diametër deri në 10 centimetra.

Makinat me xhama të thyer, çatitë e harkuara dhe xhamat e ndërtesave të thyera ishin dëmet më të zakonshme, ndërsa Mbrojtja Civile e komunës dhe ajo shtetërore konstatuan dëmet dhe vëzhguan se mos ka persona të lënduar për shkak se breshri në disa lagje kishte diametrin deri në 10 cm, transmeton Tetova News sipas mediave meksikane.

https://youtu.be/6prOmQXXssc

Stuhia e breshrit zgjati afro 10 minuta dhe pas kësaj u regjistrua vetëm një shi i fortë.

Meksika vazhdon të jetë një vend që gjatë muajve të fundit shpesh është raportuar për stuhi breshri, tornado  dhe fenomene të tjera natyrore.

Në vazhdim disa video që e ilustrojnë këtë konstatim:

https://youtu.be/5wpCeaHApao

Ciudad Acuña, Coahuila:

https://youtu.be/2MOxE2kFFSM

Tehuacán, Mexico:

https://youtu.be/gh6wrPL7qP0

https://youtu.be/VkWIIW-WAjk

https://youtu.be/aAnKB1A6hF0

https://youtu.be/gm78qMPSimI

@tn.lajmelokale
@tetovanews