Ballina Aktualitet Karantinë për Tetovën, Sarajin, Çairin dhe Gazi Babën nëse vazhdojnë të mos...

Karantinë për Tetovën, Sarajin, Çairin dhe Gazi Babën nëse vazhdojnë të mos respektohen masat (VIDEO)

52 rastet e reja me COVID-19 të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit janë bërë shkas që ministri Venko Filipçe, të paralajmërojë rikthim të masave kufizuese në raste se ky trend vazhdon edhe gjatë fundjavës. Rikthimi i masave do të zbatohet në zonat ku gjendja shfaqet më shqetësuese dhe në këtë kryesojnë komuna e Çairit, Sarajit, Butelit, Aerodromit, Tetovës dhe Shtipit. Dua qartë të potencoj se përsëri do të zbatojmë kufizime në disa vende nëse gjendja epidemiologjike e kërkon diçka të tillë, e diskutuam këtë edhe në mbledhjen e Komisionit. Nga inspektimi në Tetovë është konstatuar se ka mosrespektim të përgjithshëm të të gjitha masave. Nga kontrollet në Shtip është vërejtur mos respektim i rregullave për transport sidomos nga punonjësit e fabrikave – tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

https://youtu.be/SERVcJboVEQ

Ministri Filipçe tha se qytetarët duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të vendosin nëse do të rikthehen masat kufizuese apo jeta normale. Sipas tij, shifrat e larta me të infektuar gjatë javës së fundit janë rezultat i mos respektimit të masave kufizuese kur të njëjtat ishin në fuqi. Ka informacione edhe për qytetarë që me vendim për vet izolim nuk e respektojnë të njëjti, shëtisin jashtë. Kërkoj angazhim më të madh nga MPB më shumë kontrolle dhe sanksione. Vërehet një sërë refuzimi për bashkëpunim nga ana e qytetarëve, sidomos në zbatimin e anketave epidemiologjike, qytetarët nuk japin informacione të plota, japin adresa të rreme -deklaroi Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë.

26 nga rastet e reja janë në Shkup, 9 në Tetovë, 7 në Shtip, 6 në Kumanovë, 2 në Strugë dhe nga 1 në Veles dhe Koçan. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 4 viktima të moshës, 73, 82,76, dhe 55. Deri tani në vendin tonë janë regjistruar 2129 raste me COVID-19. 1516 të shëruar dhe 126 të vdekur. 487 raste janë aktive. Ministri Filipçe tha se gjatë dy javëve të fundit trajektorja e të infektuarve shënon 5.5%.