Studiuesit në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar kanë identifikuar qindra mutacione të vazhdueshme ndaj virusit që shkakton sëmundjen Covid-19. Por askush ende nuk ka vërtetuar se çfarë do të thotë kjo për përhapjen e virusit në popullatë dhe për sa efektive mund të jetë një vaksinë e vetme. Viruset ndryshojnë, kjo është ajo që bëjnë, por pyetja thelbësore është, nëse ata janë vdekjeprurës apo janë thjesht ngjitës. Hulumtimet paraprake nga SHBA kanë treguar se një mutacion i veçantë “D614G”po mbizotëron dhe mund ta bëjë sëmundjen më infektive.
Por kjo gjë ende nuk është rishikuar nga shkencëtarë të tjerë dhe më pas të konfirmohet zyrtarisht.
Studiuesit, nga Laboratori Kombëtar Los Alamos në Neë Mexico, kanë ndjekur ndryshimet në “pikën” e virusit që i jep asaj formën e tij dalluese, duke përdorur një bazë të dhënash të quajtur “Iniciativa globale për ndarjen e të gjitha të dhënave të gripit” (GISAID). Ata vunë re se duket se ka diçka për këtë mutacion të veçantë që e bën atë të rritet më shpejt, por pasojat e kësaj nuk janë ende të qarta.
Ekipi i hulumtimit analizoi të dhënat në Mbretërinë e Bashkuar nga pacientët me koronavirus në Sheffield. Edhe pse ata gjetën njerëz me atë mutacion të veçantë të virusit dukej se kishin një sasi më të madhe të virusit në mostrat e tyre dhe kjo ju jepte një pamje tjetër.
‘Mutacionet nuk janë gjë e keqe’
Një studim tjetër nga Universiteti College në Londër ka identifikuar deri më tani 198 mutacione të përsëritura të virusit. Një nga autorët e tij, Francois Balloux, tha se mutacionet në vetvete nuk janë një gjë e keqe dhe nuk ka asgjë për të treguar që SARS-CoV-2 po ndryshon më shpejt ose më ngadalë se sa pritej.
“Deri më tani, ne nuk mund të themi nëse SARS-CoV-2 po bëhet më shumë apo më pak i ashpër, sepse cdo e dhënë e pacientëve është e ndryshme,” shtoi ai.
Ndërkohë, një studim nga universiteti i Glasgoë, i cili gjithashtu analizoi mutacionet, tha që këto ndryshime nuk kanë të bëjnë me shtame të ndryshme të virusit. Ata arritën në përfundimin se vetëm një lloj virusi po qarkullon aktualisht.
Sipas studimit monitorimi i ndryshimeve të vogla në strukturën e virusit është i rëndësishëm për të kuptuar zhvillimin e vaksinave. Ekspertët e Glasgoë marrin shembull virusin e gripit, mund të ndryshojë aq shpejt sa vaksina duhet të rregullohet çdo vit për të kuruar çdo lloj që qarkullon çdo vit. Mutacionet nuk janë shqetësimi kryesor.
Zhvillimi i ilaçeve
Shumë nga vaksinat Covid-19 që janë aktualisht në zhvillim synojnë pikat dalluese të virusit, ideja është që trupi juaj të njohë një element unik të pikës dhe kështu medikamenti do ta ndihmojë atë për të luftuar tërë virusin. Por ekspertë të tjerë shpjegojnë se nëse ajo pikëz po ndryshon, një vaksinë e zhvilluar në këtë mënyrë mund të bëhet më pak efektive.
Për momentin gjithçka është teorike dhe shkencëtarët nuk kanë një informacion më të saktë për gjenomën e virusit. Lucy van Dorp, bashkautor i studimit në universitetin College në Londër, tha që të qenët në gjendje të analizojnë një numër të madh të gjenomave të virusit mund të jenë “të paçmueshme për përpjekjet e zhvillimit të ilaçeve”./BBC/