Ballina Aktualitet Zgjedhjet, interpretime të ndryshme të kodit dhe dekretit

Zgjedhjet, interpretime të ndryshme të kodit dhe dekretit

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Ashtu si vjen fundi i gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria dhe opozita nuk lëvizin nga qëndrimet për atë se kur do të mbahen zgjedhjet. Të parët besojnë se procesi zgjedhor duhet të vazhdojë aty ku u ndërpre, ndërsa këta të fundit besojnë se duhet të fillojë nga fillimi.  Sipas ish kryetarit të KSHZ-së Aleksandar Novakovski, dita e zgjedhjeve tashmë është caktuar me një dekret të Qeverisë të botuar në Gazetën Zyrtare, i cili kërkon që veprimi zgjedhor të vazhdojë një ditë pasi të pushojë gjendja e jashtëzakonshme.

Afati prej 60 ditëve që përmendet, nuk marrin vendim liderët e partive politike, por kjo tek ne u bë praktikë. Ata mund të merren për ndonjë afat të caktuar, por ligji nuk e thotë këtë. Për këtë mendoj që afatet për zgjedhje të jashtëzakonshme, kurse këto janë zgjedhje të parakohshme sepse u shpallën, të gjitha afatet shkurtohen nga 5 ditë, kështu që, nëse vazhdojnë aty ku kanë mbetur, nuk duhet më shumë se 30 ditë- deklaroi Aleksandar Novakovski, Ish Kryetar i KSHZ-së.

Nga ana tjetër, ish anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi vlerëson që problemi më i madh do të jetë përditësimi i listës zgjedhore.

Alsat kontaktoi edhe me anëtarët e tanishëm të KSHZ-së, por edhe mes tyre ka mendime të ndryshme. Sipas disave procesi zgjedhor duhet të fillojë nga e para, që do të thotë edhe lista të reja të kandidatëve, ndërsa të tjerët mendojnë se zgjedhjet vazhdojnë aty ku kanë ngelur, por vetëm të përditësohet lista e votuesve për çka nevojiten vetëm 15  ditë. Vendimi me siguri do të merret në takimin e liderëve që pritet të mbahet javën e ardhshme.