Teksa e gjithë bota e ka vëmendjen të përqëndruar tek pandemia e koronavirusit të ri, që shkaktuar mbi 370 mijë vd*ekje në mbarë globin, në Republikën Demokratike të Kongos është rishfaqur një sëmundje e tmerrshme, e cila sikur i ishte lënë harresës këto kohë: ebola.
Sëmundja po përhapet në qytetin perëndimor, Mbandaka, më shumë se 1,000 kilometra larg një shpërthimi me të njëjtën virus, në lindje të vendit. Ministri i Shëndetësisë, Eteni Longondo pohoi se katër persona që kanë vdekur në Mbandaka, janë konfirmuar si raste pozitive pas testimit në laboratorin kombëtar në Kinshasa.
“Kemi një epidemi të re të Ebolas “, tha ai duke shtuar se : “Shumë shpejt do të dërgojnë vaksinën dhe ilaçet”. Shpërthimi është konfirmuar edhe nga drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili tha se : “Ky zhvillim është një rikujtesë e faktit se Covid-19, nuk është kërcënimi i vetëm me të cilin përballen njerëzit”. Kongoja ka bërë përpjekje për t’i dhënë fund një shpërthimi gati dyvjeçar të Ebolas, pranë kufijve lindorë më Ruandën dhe Uganda.
The #DRC‘s Ministry of health on the country’s 11th #Ebola outbreak, again in #Mbandaka this leads to 2 parallel outbreaks in the country, outbreak 11 in the west, same as outbreak no 9, and the ongoing outbreak no 10 in the east. pic.twitter.com/GAg7x9zqqN
— Michelle Dörlemann (@MDoerl) June 1, 2020
Në muajin prill, autoritetet ishin shumë pranë afër shpalljes së fundit të shpërthimit të dhjetë të kësaj sëmundjeje që kur u zbulua ky virus në 1976, por një zinxhir i ri infektimesh është konfirmuar në lindje të shtetit.
#Africa 🌍 | En medio de la pandemia del covid-19, reapareció el #Ebola en África: La República Democrática del Congo intenta desde hace casi dos años poner fin al brote de ébola cerca de sus fronteras orientales con Ruanda y Uganda🇷🇼🇺🇬
➡️ Se registraron 9 casos en Mbandaka pic.twitter.com/fmnTSGMYMb
— RadioUBASociales (@UBARadioSoc) June 1, 2020