Përderisa institucionet nuk e bëjnë publike identitetin e personave të infektuar nga virusi korona, për shkak të mbrojtjes së privatësisë së tyre, disa nga të infektuarit ose të afërmit e tyre, kanë vendosur të flasin publikisht se janë të prekur nga virusin korona, me qëllimin e vetëm që të bindin opinionin, e siodmos skeptikët se virusi egziston dhe madje është tejet i rrezikshëm për shëndetin e njerëzëve.
Një nga familjet që u përballë me këtë virus, është edhe ajo e infektologut Nevzat Ilezi, i cili sqaron se me të mësuar se bashkëshortja e tij është prekur nga virusi, ata janë vetë-izoluar për të mos përhapur virusin te të afërmit dhe miqt.
“Dyshimi jonë i parë që ka qenë dhe i saj, i bashkëshortës me humbjen e oreksit dhe të shijes ne e parandaluam për shmebull të mos përhapet në ambulancën tonë tek asnjë pacientë. Të një të cilit kemi dyshuar se mund të jetë i prekur ne e kemi dërguar që të bëjë testin dhe ka rezultuar negativë dhe fatëmirësisht nga kudjesi jonë bënëm që të shpëtojmë familje të tëra. Kjo përvojë familjare e jona ka ndikuar që në disa familje tjera për rreth në vendbanimit tonë na ka ndihmuar që të parandalojmë përhapjen më masovike të këtij virusi tek ne” – u shpreh infektologu, Nevzat Elezi.
Pikërisht mos respektimi i masave për mbrojtje personale, fshehja e simptomeve të para, mos izolimi dhe lëvizja e atyre që kanë të afër të infektuar ka ndikuar në rritjen e numrit të personave të prekurëve ditëve të fundit, thotë Elezi.
“Vetëdija e ulët i atij i cili është i sëmurë ose atij i cili ka pasur një anëtarë të vetin në familje që ka pasur simtome të dyshimta, është dashur thjeshtë të izolohet dhe në lëvizjen e tij jo të kufizuar nuk ka qenë të kujdesshëm që të mbaj maskën dhe të tregojnë solidaritet ndaj të tjerëve të cilët i kanë pasur për rreth, ndërsa distancën sociale të cilët shpesh herë e përmendim ne, nuk është respektuar. Na ka mbet një traditë se duhet të përqafemi, duhet ti lajmë duart ti plasim shputat e duarëve dhe nuk e di çfarë dhe kjo na bën neve që në çdo vendbanim në vazhdimësi të kemi raste të reja”– deklaroi Elezi.
Infektologu Elezi apelon për mbajtje të maskave, dorezave, distancës sociale dhe dezinfektimin e duarëve sa më shpesh, derisa nuk zbulohet vaksina e cila do të mbrojë njerizit nga virusi korona. (Rexhep QAMILI, TVM2)