Anëtari i kryesisë së Alternativës së Afrim Gashit, Emërli Asani sonte i është bashkuar Lëvizjes BESA. Siç paralajmëroi portali TetovaSot se shumë anëtarë të Alternativës do të kalojnë në Lëvizjen BESA po konfirmohet me kalimin e Asanit në këtë Lëvizje. Edhe lideri i BESËS, Bilall Kasami ka shkruar se Emërliu do të rikthehet me aktivitet në Lëvizjen BESA për të vazhduar angazhimin e tij për të mirën e përgjithshme për të sjellur ndryshimin në shoqëri.
“Sot prita në takim, ish anëtarin e kryesisë qendrore të Alternativës, z.Emërli Asani i cili para disa ditëve dha dorëheqje nga ky subjekt politik. Me Emërliun diskutuam gjërë e gjatë për situatën politike dhe për zgjedhjet që priten të mbahen me 15 korrik. Nga sot, Emërliu do të rikthehet me aktivitet në Lëvizjen BESA për të vazhduar angazhimin e tij për të mirën e përgjithshme për të sjellur ndryshimin në shoqëri.
Njerëz të vullnetit të mirë, profesor, intelektual dhe mjekë çdo ditë po i bashkangjiten Lëvizjes tonë dhe kauzës tonë të pastër për ndryshim. Të gjithë ata që e duan ndryshimin derën e kanë të hapur në Lëvizjen BESA, sepse ne #MUNDEMI Edhe më #Shumë. Edhe më #Mirë.” ka shkruar Kasami.