Ballina Aktualitet Rafiz Haliti: UÇK fitoi luftën e vitit 2001, është paradoks që ende...

Rafiz Haliti: UÇK fitoi luftën e vitit 2001, është paradoks që ende nuk është zgjidhur statusi i ish-ushtarëve! (VIDEO)

Një premtim i parealizuar që nga viti 2001 është zgjidhja e statusit të ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Këto 18 vite të kaluara u bënë shumë milionerë në emër të UÇK-së, kurse shumë familje të ish ushtarëve, dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së mezi mbijetojnë.

Për dallim prej tyre, familjet e “branitellave” maqedonas e kanë statusin e zgjidhur me ligj dhe kanë beneficione të shumta nga shteti. Ky është një paradoks i llojit të vet, duke pasur parasysh se UÇK fitoi luftën e vitit 2001. Lidhur me këtë temë të dhimbshme për shoqërinë shqiptare në Maqedoni, Lajm Tv ka bashkëbiseduar me Rafiz Halitin-Komandant Mësuesin, komandant i brigadës 112 të UÇK-së.

Intervistën mund ta përcillni në videon më poshtë:

@tn.lajmelokale
@tetovanews