“Në disa nga fshatrat e Sarajit, të cilat i vizituam, e të cilat kryesisht ndodhen në rrugën e vjetër për në Tetovë, problem i njëjtë është kanalizimit dhe ujit të pijshëm”
Kryetari i Komunës thotë së ka punuar shumë për t’i siguruar të gjitha fshatrave ujë të pijshëm dhe kyçje në kanalizim.
Ne vetëm se kemi bërë projekte për Kopanicën dhe Llaskarcën. Në Bukoviq e kemi kryer sistemin e kanalizimit në vlerë prej 40 milion denarëve. Tani vazhdojmë aktivitetet edhe në vendbanimet tjera”-tha Blerim Bexheti, kryetar Komune.
E duke shfajësuar veten, Bexheti fajin e hedh tek drejtori i Ndërmarrjes Ujësjellësi, e madje duke u kërcënuar me reagime të banorëve pas zgjedhjeve.
Pas 15 korrikut duku mos dashur tash ta politizoj mund të ketë reagime të ashpra nga qytetarët e komunës së Sarajit, vizavi sistemeve që janë funksionale por nuk kanë ujë të pijshëm”-pohoi Blerim Bexheti, kryetar Komune.
Por deklaratat e banorëve dhe pamjet e regjistruara demantojnë kreun e Komunës i cili tha se kanë bërë projekte për ujësjellësin e kanalizimin.
“Jo ne nuk kemi kanalizim, edhe ujësjellës nuk kemi. Kemi me bunarë me hidrofor.”
“Problem kemi me ujin. njëjtë edhe me kanalizimin. Ne ua japim votat, por edhe ata le të na japin votat neve.”
“Ujë për të pirë mbushi. Kemi por nuk është shumë i mirë”
“Rrjeti është bërë, por ende nuk janë kyçur në rrjet shtëpitë. Kanali që është në mes të fshatit, ujërat shkojnë përmes tij dhe kundërmon erë., Vërtet pengon.”
“Kanalizime të egra kemi. Problem i madh jo pak. Kjo mëhalla që rrinë këtu, nuk flenë prej erërave të këqija.”
“E lusim, pa i rregulluar këto, është turp të vijnë të kërkojnë votë.”
“Gjithmonë i paguajmë faturat e ujit, por nuk kemi ujë rregullisht.”
“Tani do ta lëshoj çezmën, e lëshojnë nja një orë dhe e ndalojnë nuk ka më. Më pas ujë prej bunari. Fat që kemi bunarë, mos me pas bunarë si disa që nuk kanë katastrofë”
Banorët thonë se kanë humbur shpresat nga premtimet boshe të kreut të Komunës për zgjidhjen e çështjes elementare, ujin e pijshëm dhe kanalizimin.