Republika Federale e Gjermanisë ka rregullat e qarta për të gjithë ata që udhëtojnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Serbia Bosnjë dhe Hercegovina.
Të gjithë ata gastarbajterë që vendosin të nisen për pushime në vendlindjet e tyre, duhet të kenë të qartë se pas kthimit duhet të qëndrojnë në karantinë 14 ditë. Rregullat janë strikte dhe për çdo shkelje do të detyrohen të paguajnë gjoba të larta.
Por, nëse keni bërë një test dhe ai ka dalë negativ, gjithashtu të jetë bërë gjatë kthimit, në një vend të BE-së (si p.sh. për bashkatdhetarët tanë Kroacia, Sllovenia apo ndonjë vend tjetër) atëherë nuk hyni në karantinë. Testi duhet të ketë afat 48 orë nga momenti që e kenë bërë.
Gazetari i njohur shqiptar në Gjermani, Bahri Cani përmes kanalit të tij në YouTube jep të gjitha hollësitë për të gjithë ata që duan të udhëtojnë.
https://youtu.be/aXuV4lzMcKg
Sipas gazetarit, nga mesi i korrikut Bashkimi Europian sjellë vendime dhe rekomandime të tjera se a do të hapen kufijtë dhe kushtet e tjera për ata që udhëtojnë në vendet e treta, siç janë edhe Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë dhe Hercegovina.
“Shikuar nga të dhënat e fundit gjendja nuk është e mirë, sepse njerëzit në rajon si Maqedoni e Veriut, Kosovë, Shqipëri e vendet e tjera sikur janë relaksuar dhe nuk po u përmbahen aq shumë udhëzimeve të institucioneve shëndetësore dhe qeveritare. Megjithatë, shpresojmë që pas dy javësh, më 15 korrik të hapen kufijtë me Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Por, të them të drejtën, pushimet e këtij viti nuk do të jenë të zakonshme.”, ka nënvizuar redaktori i DW-së, Bahri Cani në kanalin e tij në YouTube.