9 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.
Që prej fillimit të pandemisë në mars, 390 pacientë kanë humbur jetën,
Po ashtu janë zbuluar 145 të infektuar të rinj, duke e çuar totalin në 11 275 të infektuar.
Në total në Kosovë ka ende 3 924 pacientë aktivë, ku shumica e tyre është në Prishtinë.
Ministria e Shëndetësisë i ka bërë apel vazhdimisht qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë masat e rekomanduara, pasi numri i pacientëve të shtruar në spitale ka arritur kulmin dhe pothuaj në gjithë spitalet rajonale në Kosovë, si dhe në spitalin Infektiv nuk ka më vende të lira.