Në plazhin e Darëzezës situata ka dalë jashtë kontrollit.
Mijëra pushues kanë ardhur nga disa qytete të vendit tonë, ku kanë mbushur të gjithë bregdetin.
Temperatuarat e larta kanë bërë që në të dyja bregdetet, të Darëzezës dhe të Semanit, në fundjavë, sidomos pasditeve të popullohen me turistë të shumtë.
Përsa i përket situatës pandemike në të cilën gjendet vendi jonë, nuk janë respektuar rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë për mbajtjen e disatancës dhe ndalimin e grumbullimeve të njerëzve.
Pavarësisht rrezikur të virusit Covid19, njerëzit e kanë injoruar duke vazhduar jetën normalisht.