Kryeministri i ri japonez, Yoshihide Suga deklaroi në Asamblesë së Përgjithshme të OKB se ai dëshironte të takohej me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe se Japonia kërkonte të normalizonte marrëdhëniet midis dy vendeve.
“Unë jam gati të takoj Kim Jong Un pa kushte”, tha Suga përmes një mesazhi video të pararegjistruar, gjatë debatit të përgjithshëm të OKB në Nju Jork.
“Vendosja e një marrëdhënieje konstruktive midis Japonisë dhe Koresë së Veriut jo vetëm që do t’i shërbejë interesave të të dy palëve, por gjithashtu do të kontribuojë shumë për paqen dhe stabilitetin rajonal”, tha Suga.
Kryeministri theksoi gjithashtu se vendi i tij po punon për organizimin e Lojërave Olimpike 2021, të cilat ai beson se do të jenë “të sigurta dhe të mbrojtura” dhe “provë se njerëzimi ka mundur pandeminë.
71-vjeçari Suga pasoi Shinzo Abe dy javë më parë.