Ballina Kronika Akuzoi njerkun për përdhunim, zbardhet dëshmia e 14-vjeçares: Çdo gjë ka ndodhur...

Akuzoi njerkun për përdhunim, zbardhet dëshmia e 14-vjeçares: Çdo gjë ka ndodhur kur s’ishte mami

39-vjeçari i arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëjetueses nga martesa e parë, është denoncuar pikërisht nga nëna e të miturës dhe kjo e fundit.

Sipas Panorama blutë e qytetit bregdetar janë aktualisht në fazën e dyshimeve dhe nuk kanë ngritur ende një akuza për të arrestuarin.

Nëna së bashku me të bijën i janë drejtuar Komisariatit dhe kanë denoncuar se 39-vjecari (bashkejetuesi i tyre) ka abuzuar seksualisht me 14 vjeçaren.

Sipas vajzës, çdo gjë ka ndodhur kur nëna e saj nuk ndodhej në shtëpi.

Madje e mitura ka deklaruar se edhe është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga 39-vjeçari.

Deri tani janë kryer vizita mjekësore të vajzes dhe në prani të psikologes për të vërtetuar pretendimet e saj.

Rezultatet e ekspertizës pritet të dalin nesër, të dielën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews