Stilistët e flokëve në Francë janë përballur me një fluks klientësh të enjten pasi presidenti Macron njoftoi se vendi do të futet sërish në karantinë.
Izolimi i radhës, që ka si qëllim përmbajtjen e koronavirusit në Francë, sjell edhe mbylljen e barave, dyqaneve dhe sallonëve të flokëve duke nisur nga 30 tetori deri më 1 dhjetor.
Punonjësit e sallonit Tchip në qytetin verior të Cambrai u detyruan që të linin sa më shumë takime të ishte e mundur për t’u përballur me kërkesën e lartë.
“Të bën të mendosh që Krishtlindjet erdhën herët,” u shpreh Cathy Duhautbois për Reuters.
Por megjithëse kjo javë është shoqëruar me një shtim të orareve, e ardhmja duket e pasigurt. Bizneset do të mbyllen nga ora 21:00. të enjten në mbrëmje për aq kohë sa e kërkon izolimi.
“Do të jetë e vështirë për ne,” tha Duhautbois.
“Sezoni i Krishtlindjeve është shumë i rëndësishëm për fitimet tona. Ndihemi sikur po paguajmë, sikur po ndëshkohemi për gabimet e të tjerëve. ” s.b/abcnews.al/