Ballina Top Lajm Po ngjiste malin me të atin, 12-vjeçari zbulon skeletin e dinosaurit të...

Po ngjiste malin me të atin, 12-vjeçari zbulon skeletin e dinosaurit të rrallë

Mund të duket e pazakontë, por është e vërtetë. Një 12 vjeçar ka bërë një ndër zbulimet më të rëndësishme të historisë së jetës në tokë.

Djaloshi po ngjiste malin me të atin në Alberta të Kanadasë, teksa pa eshtra që ishin të fosilizuara në një gurë.

Nathan Hrushkin u shpreh se ka mbetur pa fjalë kur ka parë eshtrat e një dinozauri përpara syve të tij.

Sakaq, ai ka thënë se dëshiron të mësojë më shumë rreth kockave të dinozaurëve dhe se i gjithë procesi ka qenë “surreal”.

Ndërsa muzeu ka thënë se dinozauri është shkencërisht i rëndësishëm, pasi fosili është rreth 69 milion vjet i vjetër dhe të dhënat nga ajo periudhë kohore janë të rralla. l.k/abcnews.al