Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë goditi brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir të Turqisë, transmeton Anadolu Agency.
Sipas informacionit në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), theksohet se tërmeti u regjistrua në orën 14:51 me kohën lokale, me magnitudë 6,6 ballë në Detin Egje, 17 kilometra nga brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir.
Epiqendra e tij ishte me një thellësi 16,54 kilometra.
Nga pamjet e publikuara nga mendiat vendase shikoni pamjet e disa pallateve të shkatërruar si dhe të njerëz të shtrirë në rrugë.
Ndërkohë tërmeti u ndje gjithashtu në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë.
Mediat greke thanë se banorët e Samos dhe ishujve të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre. Nuk ka raportime të menjëhershme për të plagosur.
https://www.youtube.com/watch?v=QKLa4yk3sdQ&t=2s
https://www.youtube.com/watch?v=QqYMZe9ioPs
https://youtu.be/z9TYAvswquk
https://www.youtube.com/watch?v=P5HyMSVwWU0
https://www.youtube.com/watch?v=Z9xEhmPPdF0
https://youtu.be/pwsrYAPn4bs
https://www.youtube.com/watch?v=B1jmqAy5FcI
https://www.youtube.com/watch?v=lO3fNyU8mJY&t=29s
https://www.youtube.com/watch?v=B6B0GG7pygU