Ballina Sport Xherdan Shqaqiri pranë largimit nga Liverpool

Xherdan Shqaqiri pranë largimit nga Liverpool

Xherdan Shaqiri është drejt largimit nga Liverpool. Djaloshi nga Gjilani e ka humbur pëlqimin e trajnerit Jurgen Klopp dhe për më tepër investimet e kryera së fundmi i kanë ngushtuar edhe më shumë hapësirat e 28-vjeçarit.

Për t’i vendosur fjalën fund aventurës së tij te Liverpooli erdhi ndeshja e Kupës së Ligës ndaj Arsenalit, ku Shaqiri nuk ishte fare pjesë e skuadrës.

Në lidhje me këtë fakt foli edhe trajneri Jurgen Klopp, që la të kuptohej se Shaqiri nuk është më në planet e tij dhe e ardhmja e futbollistit të përfaqësueses zvicwrane do të jetë diku tjetër.

“Nuk mundem dhe nuk dua të flas për këtë çështje. Mund të them vetëm që as nuk është i dëmtuar dhe nuk është jashtë për çështje disiplinore, është periudhë merkatoje dhe trajneri vendos në bazë të informacioneve që i vijnë,” deklaroi numri 1 i stolit të kampionëve të Anglisë, pas eliminimit nga Kupa e Ligës.

Shaqiri mbërriti te Liverpooli në vitin 2018-të. Sezonin e parë luajti 24 ndeshje në kampionat, ndërsa edicionin e shkuar zbriti në fushë 7 herë në Premier, ku vetëm dy herë ishte mes titullarëve.

Pas 4 trofeve të fituar me klubin nga Mersyside, mes tyre edhe Champions League, duket se ky është fundi i përvojës se mesfushorit me fanellën e kuqe.

@tn.lajmelokale
@tetovanews