Ballina Bota A ishte 2008-a, viti kur Kina triumfoi mbi Perëndimin?

A ishte 2008-a, viti kur Kina triumfoi mbi Perëndimin?

Nga Francis Pike, Spectator

Megjithëse ekonomia e Kinës mbetet më e vogël se ajo e Shteteve të Bashkuara për sa i përket PBB-së nominale (megjithëse është më përpara SHBA-ve për sa i përket PBB-së mbi bazën e fuqisë blerëse), a e ka tejkaluar atë në një kuptim tjetër?

Që nga viti 2008, energjia dhe vrulli i Kinë, ka çuar pa dyshim në tejkalimin e rivalit të saj. Njëqind vjet nga tani, historianët ka të ngjarë ta kthejnë kokën pas në krizën financiarë të 12 viteve më parësi një pikë kthese në ekuilibrin e fuqisë midis Perëndimit dhe Kinës.

Kriza e tregut të shtëpive e viti 2008, e pasuar nga vendosja e taksave më të larta, dhe shtimi i rregulloreve nga presidenti Obama, e futi Amerikën në një recesion të gjatë,dhe për pasojë në një rimëkëmbje anemike.

Në të njëjtën kohë, SHBA-ja e kishte të shpërndarë forcën financiare dhe ushtarake, ashtu siç e kishte dëmtuar kredibilitetin diplomatik me luftërat e presidentit Bush në Irak dhe Afganistan, të cilat, në rastin më të mirë, sollën vetëm përfitime dytësore. Ndërsa Perëndimi tronditej, ekonomia kineze ecte me shpejtësi përpara.

Ndërsa luftërat e Bushit sollën pak përfitime, Amerika u dëmtua gjithashtu edhe nga ndarjet e ashpra të brendshme. Gjatë 20 viteve të fundit, Partia Demokratike ka lëvizur në ekstremin e majtë, duke u bazuar tek filozofitë politike post-moderne (neo-marksiste) të Jacques Derrida, Michel Foucault dhe Roland Barthes, të mbështetura tek politikat e de-konstruksionit social dhe ekonomik të fokusuar tek gjinia, raca dhe mjedisi.

Ndërkohë një kombinim i evangjelistëve dhe qytetarëve të Amerikës Qëndrore, fundosi “të majtët” e globalizimit, në favor të agjendës nacionaliste të tregut të lirë të shoumenit mediatik idiosinkratik, Donald Trump, që premtoi të kthente mbrapsht procesin e zhvendosjes së industrive amerikane jashtë vendit, dhe politika të tjera që nisën të japin frytet e tyre deri në mbërritjen e Covid-19.

Analistët ndërkombëtarë i shohin me mosbesim ndarjet në SHBA,dhe jo më pak zgjedhjen e kandidatëve presidencialë, jo vetëm të Joe Biden të moshuarit të Partisë Demokratike, një njeri me kapacitete që janë dukshëm në rënie.

Kinezët jo vetëm që mendojnë se një SHBA jofunksionale dhe e përçarë është në rënie:ata e dinë me siguri që kështu po ndodh. Bashkimi Evropian, theksi i të cilit mbi bashkimin politik nuk përdoret dukshëm si modeli i ASEAN-it (Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore), është në mënyrë të ngjashme në luftë me vetveten.

Dhjetë vjet më parë, një biznesmen kinez u mburr në lidhje me Evropën “Dje hëngrëm mëngjesin tuaj. Sot po hamë drekën tuaj. Nesër do të hamë darkën tuaj”. Ish aleatët e vendosur të Amerikës në Azi kanë ndryshuar krah.

Gjatë presidencës së dobët të Obamës, Tajlanda dhe Filipinet, një ish-koloni e SHBA-së, u rreshtuar vendosmërisht në kampin kinez, ndërsa SHBA-ja hoqi dorë nga kontrolli i Detit të Kinës Jugore, rruga tregtare më e ngarkuar në botë.

Përkundër epërsisë së atëhershme të Amerikës në raportet 11 me 1 sa i përket aeroplanmbajtëseve,presidenti Obama nuk arriti që ta kontestojë pushtimin nga Kina të Ishujve Parasel dhe Spretli. Duke u shndëruar shpejt në një domen të kinezëve, ASEAN (Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore), që përmban një diasporë kineze prej 50 milionë njerëzve, ka një popullsi totale prej 650 milionë banorësh.

PBB-ja e tyre kolektive do t`a tejkalojë brenda 5 viteve atë të Bashkimit Evropian (që kanë një popullsi prej vetëm 446 milion). Përveç kësaj, strategjia e Re e Rrugës së Mëndafshit të Kinës e ka futur Azinë Qendrore, Turqinë dhe Rusinë nën ndikimin e saj. Ndikimi politik dhe ekonomik kinez është forcuar edhe në Afrikë.

Ekspansioni global i Kinës do të vijojë më tej me nënshkrimin këtë jave të Partneritetit Rajonal Gjithëpërfshirës Ekonomik (RECEP), që do të bëjë bashkë 10 vendet e ASEAN së bashku me Kinën, Japoninë, Australinë, Korenë e Jugut dhe Zelandën e Re.

Evropa dhe Amerika nuk janë përfshirë në të. Perëndimi ka filluar të mbetet pas edhe në rrafshin teknologjik. Në vitin 2018, Kina përbënte 46 për qind të patentave globale në fushën e shpikjeve. 1.5 milion aplikacionet e saj lënë shumë në hije 597.141 patentat e paraqitura nga SHBA.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara udhëheqin ende në teknologjinë e mikroprocesorëve, duhet të vihet në dyshim se sa do të zgjasë kjo gjë. Në sektorin e inteligjencës artificiale, parashikohet që Kina ta lërë pas Perëndimin gjatë dekadës së ardhshme.

Ironikisht janë grupet e kapitalit privat të privilegjuara nga taksat e SHBA-së, ato që mendojnë të transferohen drejt qendrave të teknologjisë të Kinës, që po zgjerohen me shpejtësi në mënyrë që të financojnë hapjen e ndërmarrjet e reja dhe zgjerimin e shpejtë të kompanive të reja.

Kjo nuk është askund është më e dukshme sesa në Shenzhen.Qyteti, dikur një fshat i vogël peshkatarësh ngjitur me Hong Kongun,që Ten Hsiao Pini e shpalli një Zonë të Veçantë Ekonomike në vitin 1980,banohet sot nga 13 milion njerëz, dhe rritja e tij është duke e tejkaluar Hong Kongun falë zhvendosjes aty të selive të kompanive të madh si Tencent dhe Huawei.

Covid-19 e ka përshpejtuar ritmin e rënies relative të Perëndimit. RECEP e ka përshpejtuar më tej këtë prirje, deri në pikën kur pyetja që duhet të shtrohet nuk është “Kur Kina e arriti Perëndimin?| por është“Kur ekonomia kineze do të bëhet kaq dominuese saqë SHBA dhe Evropa, do t’u duhet t’i binden pasardhësve perandorakë të Xi Jinping?”.

Në qoftë se Perëndimi nuk vepron i bashkuar, duke e ri-mësuar kapitalizmin dhe duke zhvilluar një synim gjeopolitik koherent dhe të përbashkët,prisni që ky moment të ndodhë brenda këtij shekulli. Një botë e epërsisë kineze, dhe jo e barazisë, do të bëhet ajo që mund të përshkruhet më së miri si normaliteti “i vjetër”, një botë që do të kishte qenë e njohur për Evropën dhe Amerikën në shekullin XVIII-të kur ekonomia e Kinës ishte shumë më e madhe se sa e SHBA-së dhe Evropës të marra së bashku . /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al