Më datë 21.11.2020, në ora 19 e 30, në SPB të Tetovës u raportua se në një restorant në Zdunje, pronari me inicialet Xh.B. (59), nga Gostivari, ka organizuar një aheng familjar. Uniformat blu shkuan në vendin e ngjarjes dhe aty gjetën 70 mysafirë.
Në vendngjarje shkuan edhe inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe u bë inspektim.
Pas zbardhjes ë plotë të rastit, kundër personit me inicialet Xh.B. do të ngritet pa*di adekuate me aku*zën “mosveprim në përputhje me rreguloret shëndetësore gjatë një epidemie, i dënu*eshëm sipa nenit 206 të Kodit Pe*nal.